Home / Lajme / Maqedoni / PDSH: Kemi projekte konkrete edhe për Kërçovën

PDSH: Kemi projekte konkrete edhe për Kërçovën

26 maj – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) sot ka mbajtur tubim me qytetarët në Kërçovë si dhe takime me qytetarët e fshatrave Zajaz dhe Tuin.
Nënkryetari i PDSH-së, Imer Selmani deklaroi sot në Kërçovë se PDSH-ja gjatë 18 muajve të qeverisjes realizoi më shumë se sa BDI që ishte katër vite në pushtet.
“Ne mendojmë njëllojë sikur për Kumanovën, ashtu edhe për Tetovën, Kondovën , Sarajin, Strugën dhe Kërçovën”, deklaroi Selmani.
Ai duke përmendur të arriturat në sferën e shëndetësisë, potencoi se përfaqësimi i shqiptarëve në shëndetësi nga 11 për qind është rritur në 37, 5 për qind.
“Ne kemi dyfishuar përfaqësimin e shqiptarëve nëpër institucione. Kemi hapur Qendrën Klinike dhe Fakultetin e Mjekësisë në Tetovë. Për Kërçovën kemi ndarë 2,5 milion euro për renovimin e Shtëpisë së Shëndetit dhe me këto mjete do të ketë edhe pajisje të reja për shërbimet shëndetësore të qytetarëve të këtij qyteti dhe zone”, deklaroi Selmani.

Sipas tij, PDSH-ja arriti të ndajë mjete financiare nga buxheti i shtetit për ndërtimin e 30 xhamive, për meremetim të tyre. Ai shtoi se janë miratuar edhe 500 projekte qeveritare në sfera të ndryshme, një pjesë e të cilëve duhet të realizohet edhe në Kërçovë. “Ne presim mbështetjen tuaj, sepse PDSH ka projekte konkrete. Fitorja do të vërtetohet edhe në Kërçovë për shkak se atë që e ka premtuar edhe e ka realizuar, për dallim nga BDI që vetëm ka premtuar”, deklaroi Selmani.
Ministri i Ekologjisë, Xhelil Bajrami deklaroi se partia e tyre ofron zhvillim dhe projekte konkrete dhe jo vetëm premtime boshe, andaj ai potencoi nevojën e mbështetjes për PDSH-në.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Sulejman Rushiti deklaroi se PDSH ka pasur një qasje reale dhe të drejtë në investimet e bëra në sferën e arsimit edhe në zonën e Kërçovës.
“Ne jemi në fazën përfundimtare të realizimit të projektit të shkollave në Zajaz dhe Shutovë. Ne angazhohemi për të realizuar edhe projekte të tjera, por kundërshtarët tanë nga BDI-ja po pengojnë projektet tona. Kërçova do t`i bashkohet koalicionit të fitimtarëve dhe do të kemi sukses në realizimin e projekteve të tjera në të ardhmen”, deklaroi kandidati për deputet Sulejman Rushiti.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *