Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Kryetarët e komunave të BDI-së bllokojnë projektet

PDSH:Kryetarët e komunave të BDI-së bllokojnë projektet

Tetovë, 26 maj – Zëdhënësi i PDSH-së, Fexhri Selami deklaroi se kryetarët e komunave nga radhët e BDI-së bllokojnë projektet në interes të popullatës shqiptare.
“Vullneti i madh politik i Partis Demokratike Shqiptare për modernizimin e jetës së qytetarëve shqiptar në Maqedoni nuk gjen mirëkuptim nga ana e kryetarëve të komunave jo legjitim të cilët në mënyre të ndërgjegjshme duke pasur parasysh pasojat që i shaktojn qytetarëve shqiptarë bëhen barriera kryesore për mos realizimin e projekteve ne interes të jashtëzakonshëm të shqiptarëve”, deklaroi zëdhënësi Selami.
Sipas tij, projektet që janë bllokuar janë: në Tetovë projekti i bibliotekës së Tetovës i financuar nga ministria e kulturës i bllokuar nga komuna e Tetovës,salla sportive të financuara nga ministria e arsimit, salla sportive të financuara nga agjenconi për rini dhe sport dhe ujësjellsi në fshatin Llacë i financuar nga ministria e ekologjisë.

Ai përmendi edhe projekte të tjera të sferës së infrastrukturës dhe përmisimit të jetës në në Gostivar, Studeniçan, Tearcë, Ladorisht, Dibër, Bogovinë, ]air dhe Gazi Babë.
“Përse jeni kundër bibliotekës ,përse jeni kundër Ujsjellsave ,kundër kanalizimeve ,kundër ambienteve të bukura që Partia Demokratike Shqiptare ka në plan për realizim, duke ditur se këta projekte kan të bëjn direkt me ngritjen e nivelit standardit jetësor të shqiptarve”, deklaroi zëdhënësi i PDSH-së. Sipas tij, 1 qershori do ti jep mesazhin pefundimtar dhe do te vulos fitoren e PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *