Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Protesta e BDI-së nxit urrejtje tek shqiptarët

PDSH:Protesta e BDI-së nxit urrejtje tek shqiptarët

Partia Demokratike Shqiptare, (PDSH) në një konferëncë për media deklaroi se protesta e Ali Ahmetit nuk u mbështet nga qytetarët shqiptarë të Maqedonisë sepse kishte për qëllim nxitjen e urretjes mes shqiptarëve.
“Që në fillim falënderojmë në mënyrë të veçantë tetovarët dhe gostivarasit, gjithashtu edhe shkupjanët, kumanovarët, struganët dhe dibranet që nuk morën pjesë në tubimin që u organizua sot në qendrën e Tetovës nga ana Ali ahmetit që kishte për qëllim nxitjen e urrejtjes mes shqiptarëve dhe shkaktimin e incidenteve. Falënderim të veçantë për anëtarët e thjeshtë të BDI-së që nuk morën pjesë në këtë tubim”, deklaroi zëdhënësi i Shtabit zgjedhor të PDSH-së, Xhelil Bajrami.
PDSH uroi që ky të jetë tubimi i fundit i këtij lloji, ku nga ana e folësve si Ali Ahmeti etj, që tentonin t’i frikësojnë shqiptarët, tentonin t’ua kujtojnë qeverisjen famëkeqe të tyre me LSDM-në e Branko Cërvenkovskit.

“PDSH-ja me të edhe shqiptarët nuk do të lejojnë që ajo kohë t’u rikthehet edhe njëherë. E turpshme dhe nënçmuese është sjellja e e kryetarëve jolegjitim të komunave Tetovë, Gostivar, Dibër, Tearcë, Bogovinë etj të cilët kanë urdhëruar drejtorët e shkollave fillore dhe të mesme që në ora 12:00 të përfundojë procesi mësimor. Turp që BDI-ja tenton me fëmijë të shkollave fillore të mbush qendrën e Tetovës. Falënderim për maturantët, arsimtarët dhe profesorët që nuk morën pjesë në këtë tubim të BDI-së”, deklaroi Bajrami. Ai më pas numëroi edhe disa nga dështimet e qeverisjes së mëparshme të Ahmetit dhe Cërvenkovskit.
“Përkujtojmë: Qeverisja Ahmeti-Cërvenkovski nga viti 2002-2006 mori jetën e mbi 500 të rinjve shqiptarë, dhunoi votën e lirë të shqiptarëve, në vitin 2002, 2004, 2005 dhe 2006, reketonin biznesmenë, shkatërruan institucionet shqiptare etj
PDSH-ja edhe një herë apelon që shqiptarët të rinë të qetë, mos të provokohen nga grupe të ndryshme kriminele të instruara nga LSDM-ja dhe BDI-ja, energjikisht dënojmë çdo akt dhune dhe përfundimisht bëjmë thirrje për zgjedhje të lira dhe demokratike”, tha më tej Bajrami.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *