Home / Lajme / Maqedoni / Përfundoi Samiti i Ohrit

Përfundoi Samiti i Ohrit

Në Ohër përfundoi sot takimi dyditor i nivelit të lartë të presidentëve të Evropës Qendrore dhe Juglindore, me ç`rast pjesëmarrësit miratuan konkluzione në mbështetje të procesit të zgjerimit të BE-së.
Në takimin dyditor pjesëmarrësit e 19 vendeve, shumica të përfaqësuar në nivel të shefave të shteteve debatuan për proceset evrointegruese dhe potencialet energjetike dhe sfidat e rajonit të Ballkanit. Në dokumentin me konkluzionet e miratuara nënvizohet përcaktimi i vendeve të rajonit drejt projektit të Evropës së Bashkuar demokratik, stabile dhe të sigurt, pa linja të ndarjeve.
Poashtu u theksua përkushtimi drejt integrimit në Bashkimit Evropian. “Nuk ka alternativë tjetër politike për vendet kandidate që synojnë integrimin në BE. Procesi i integrimeve evroatlantike nuk mund të konsiderohet i përfunduar pa kyçjen e Ballkanit Perendimor në NATO dhe BE dhe se liderët e vendeve të rajonit duhet të bëjnë përpjekje maksimale për stabilitetin dhe prosperitetin e rajonit”, thuhet në konkluzionet e miratuara.

Deklarata e miratuar u lexua nga presidenti maqedonas Branko Cërvenkovski i cili shoqërohej nga presidenti serb Boris Tadiç, vendi i të cilit do të jetë nikoqir i takimit të radhës.
Samiti i Ohrit ndiqej nga 250 gazetarë vendas dhe të huaj. Cërvenkovski dhe Tadiç deklaruan se zgjedhjet e parakohshme në Maqedoni dhe Serbi nuk nënkuptojë krizë politike, por pjesë përbërëse e demokracisë parlamentare.
Lidhur me demarkacionin e kufirit me Kosovën, presidenti Cërvenkovski theksoi se Maqedonia dëshiron që ky problem sa më shpejt të zgjidhet dhe të përjashtohet rreziqet e paqëndrueshmërisë. Por nga ana tjetër, presidenti Tadiç kërkoi që edhe përfaqësues serb të jenë pjesë e komisioneve për shënimin e kufirit.
Presidenti Branko Cërvenkovski lidhur me mosftesën e Kosovës në Samit deklaroi se Maqedonia ende nuk ka formuar qëndrim final për pavarësinë e këtij vendi fqinj

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *