Home / Lajme / Maqedoni / PPD e bindur në fitore të thellë

PPD e bindur në fitore të thellë

Kryetari i PPD-së, Abdylhadi Vejseli para banorëve të fshatit Çerkez të Kumanovës tha se është i bindur në fitoren e thellë të PPD-së.
“Ju kanë lodhur ata të cilët kërkojnë të manipulojnë popullin shqiptarë, por kësaj rradhe nuk do tja dalin sepse populli shqiptarë është vetëdijsuar. Kësaj radhe unë jam i bindur në fitoren e thellë sepse kemi kandidat me cilësi dhe vyrtite të larta të njerëzore të denjë për t’ju përfaqësuar në Parlamentin e Maqedonisë”, tha Vejseli.
Kreu i PPD-së tha se partia të cilën drejton ai ka kapacitete për t’i realizuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.
“Ne para jush kemi dal me një platform të qart politike dhe me kandidatë të cilët janë të aftë të bartin mbi supe përgjegjësi politike.
Besoj se kësaj radhe nuk do të votoni partinë politike e cila në periudhën kohore 2002-2006 nuk realizoi asgjë. Marrëveshja e Ohrit e cila duhej të realizohej në vitin 2004 nuk u realizua as në vitin 2006, dhe kjo ndodhi shkaku se BDI nuk donte të ulte rejtigun e partisë së Branko Cërvenkovskit. Kjo me ne nuk do të ndodhë asnjëher”, tha Vejseli.

Anëtari i kryesisë së PPD-së, Ismet Ramadani tha se, Partia për Prosperitet Demokratik ka qenë dhe do të mbetet e fuqishme në skenën politike shqiptare.
“Kur gojëkëqinjtë na thojnë se na ishte njëher një PPD, ju duhet t’i thoni, ka qenë dhe përherë do të jetë Partia për Prosperitet Demokratik, sepse shqiptarëve ju dha guximin dhe vizionin, vizionin pro amerikan, pro NATO dhe BE”, tha Ramadani.
Ramadani ftoi popullin shqiptarë që të jetë sy çel dhe të mos grindet mes vete shkaku i bindjeve të ndryshme politike. “ Partitë dhe liderët e tyre vijnë e shkojnë, por ju gjithmon duhet të mbeteni fqinjë të mirë, miq të mirë ejt”, tha Ramadani.
Ai i porositi rinin shqiptare që të largohet nga ideologjit marksiste dhe leniniste të cilat mund t’i largojnë edhe nga besimi në zot, theksoi Ramadani, duke premtuar se me PPD-në integrimin në NATO dhe BE do të jetë i sigurtë.
Në tubim foli edhe anëtari i kryesisë qëndrore të PPD-së, Etem Ademi. Ai tha se populli duhet të largohet nga dhuna dhe plumbat sepse rrezikohet integrimin në strukturat evroatlantike. “ Po na përmendin koburet dhe plumbat. Ne ju themi mjaft dhunës sepse jemi nisur në rrugën drejtë NATO-s dhe BE-së dhe nuk do të ndalojmë”, tha Ademi.
Fjalime mbajtën poashtu edhe anëtarët tjerë të PPD-së, Riza Shabani dhe Gazmend Bakiu.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *