Home / Lajme / Maqedoni / PPD në tetovë filloi fushatën zgjedhore

PPD në tetovë filloi fushatën zgjedhore

Tetovë, 13 maj – Me konventë me moton “Fuqia e vullnetit shqiptarë” PPD-ja mbrëmë në Tetovë e filloi fushatën zgjedhore. Partia i prezantoi kandidatët për deputetë në tri njësitë zgjedhore 1,2 dhe 6. Në njësinë e pestë zgjedhore PPD-ja do ta mbështesë listën e PDSH-së.Lideri Abdyladi Vejseli, i cili do të jetë bartës i listës në njësinë e gjashtë zgjedhore, apeloi që zgjedhjet të kalojnë pa dhunë dhe premtoi fitore sepse PPD-ja, siç tha, e ka forcën e popullit shqiptarë.

.”PPD-ja do të vazhdojë të ekzistojë edhe pse shumë njerëzve u pengon, ndërsa pas zgjedhjeve do të bëhet kyçe për formimin e Qeverisë së re”, theksoi Vejseli. Kreu I kësaj partie tha se PPD-ja ka dal e vetme në këto zgjedhje pasi që e ndjen veten të fortë ndërsa pas zgjedhjeve do të bëjë koalicion me aletatët e saj por jo edhe me ato që bëjnë politikë marksist leniniste, tha vejseli.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *