Home / Lajme / Maqedoni / PPD: Pas 1 qershorit do të zgjidhim punët e pakryera

PPD: Pas 1 qershorit do të zgjidhim punët e pakryera

26 maj – Partia për Prosperitet Demokratik sot pasdite mbajti tubim me qytetarët e zonës së Karshiakës në Studeniçan.
Kryetari i PPD-së, Abdulhadi Vejseli deklaroi se kësaj radhe PPD-ja do të fitojë bindshëm në Karshiakë, sepse është edhe momenti që kjo zonë të përfaqësojë veten në Parlamentin e Maqedonisë dhe jo të tjerët.
“Shumë vite keni punuar për të tjerët dhe ata asgjë skanë bërë për ju. Por tani e keni kandidatin tuaj, i cili do t`ju përfaqësoj në çdo moment. PPD dallon nga mënyra e bërjes së politikës, sepse përmban moral, edukatë, drejtësi dhe intelektualizëm të bindur në zotin e madhërishëm”, deklaroi Vejseli.
Sipas tij, asnjë parti nuk ka realizuar asnjë projekt politik ,ekonomik dhe infrastrukturorë për shqiptarët.
“Ne dalim me kokën lartë, kërkojmë përkrahjen se jemi parti e cila din të bëjë projekte, politikë dhe zgjidhje të çështjeve konkrete. Ne asnjëherë nuk i kemi bërë dëm askujt, nuk kemi vrarë dhe nuk kemi fyer askënd. Ju garantojë se projektet tona që mbeten përgjysëm gjatë mandatit të kaluar, duhet ti mbyllim pas 1 qershorit. Ne jemi të bindur se do ti çojmë deri në fund këto projekte për të pasur një të ardhme më të sigurt”, theksoi kryetari i PPD-së.
Ai theksoi se është i habitur se si BDI-ja nuk arriti ta realizojë Marrëveshjen e Ohrit, sepse sipas tij kjo parti nuk ka pat guxim, vullnet dhe përkushtim për t`i thënë stop partnerit të tyre LSDM. “U dasht ti thonin ndal Cërvenkovskit, Sheqerinskës dhe të tjerëve sepse 2004 ishte viti i fundit që kur duhej të mbyllet Marrëveshja e Ohrit. Por ata nuk kishin guxim dhe nuk donin t`i prishnin raportet me partnerët e tyre”, theksoi Vejseli.

Ai theksoi se PPD-ja pas 1 qershorit do të merret me realizimin e punëve të pakryera për shqiptarët. “Kthimi i pronave të Bashkësisë Islame, pronave shqiptare, implementimi i pjesëve të ngelura të Marrëveshja e Ohrit, dhe njohja brenda 10 ditëve e pavarësisë së Kosovës”, deklaroi kryetari i PPD-së.
Kandidati për deputet i zonës së Karshiakës, Eshtref Iseni deklaroi se gjithmonë ka qenë në shërbim të politikës reale dhe jo me demagogji politike.
“Ne e duam votën tuaj, sepse dijmë se si ju përfaqësojmë. Votojeni vetveten sepse vetëm ne i dijmë hallet dhe problemet e tuaja. Brenda këtyre viteve të fundit në rajonin e Karshiakës ka pasur vetëm inate dhe akuza, ndërsa asgjë nuk është bërë. Me inate nuk ka perspektivë, por vetëm me mençuri dhe politikë me dinjitet. Ne do të duam t`ia kthejmë dinjitetin kësaj zone, sepse për 10 vjet nuk u tha asnjë fjalë për Karshiakën”, theksoi kandidati për deputet, Eshtref Iseni.
Shefi i shtabit zgjedhor të PPD-së, Zemri Elezi deklaroi se aty ku respektohet feja ka moral, nderë dhe sinqeritet, aty ka edhe PPD dhe se sipas tij me këtë përfaqësohet edhe Karshiaka.
“Me platformën e PPD-së u hap demokracia në Maqedoni. I kemi një borxh Karshiakës dhe Studeniçanit, sepse ky rajon gjithmonë ka qenë korrekt ndaj PPD-së, andaj ne kësaj radhe vendosëm që njeriu dhe vendasi i juaj të përfaqësojë PPD-në si bashkëthemeluesi i kësaj partie”, deklaroi Elezi.
Ish-deputeti i PPD-së, Sefedin Haruni deklaroi se kësaj radhe Studeniçani duhet ta mbështes kandidatin Eshref Iseni dhe se sipas tij, është momenti që me një deputet të juajin që do ta zgjidhni ta përfaqësoni veten në Parlamentin e Maqedonisë.
“Ju kësaj radhe duhet të dilni të votoni njeriun tuaj, platformën e PPD-së.Ktheje dinjitetin tuaj, sepse i patë të dy partitë që ma përpara kanë përfaqësuar shqiptarët, kjo bëhet vetëm nëse votoni PPD-në”, deklaroi Haruni.
Kandidati për deputetë Ismet Ramadani deklaroi se PPD-ja me nxjerrjen e bartësit të listës nga Studeniçani është një rast që ky rajon të nxjerrë deputetin e saj, njeriun i cili me dinjitet do të mbrojë interesat e shqiptarëve të kësaj zone.
“PPD ishte ajo që bëri projekte konkrete në këtë rajon, për dallim nga partitë e tjera”, deklaroi Ramadani.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti apel Maqedonisë: Përforconi luftën kundër terrorizmit

“Për shkak të trysnisë ushtarake të të ashtuquajturit Shteti Islam, në vitin 2016 Evropa ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *