Home / Lajme / Maqedoni / Projekt në UEJL në vlerë prej 20 mijë euro

Projekt në UEJL në vlerë prej 20 mijë euro

Tetovë, 26 maj – Instituti i Mjedisit Jetësor dhe Shëndetit i UEJL, sot në prezencë të ministrit të ambientit jetësor dhe planifikimit hapësinor ka prezantuar fillimin e projektit “Nevoja për vënien dhe zhvillimin e faktorit edukativ në sferën e mjedisit”.Para një numri të madh të studentëve, stafit akademik të pranishëmve për rëndësinë e projektit foli prorektori për cështje arsimore në UEJL Zamir Dika I cili theksoi se ky universitet I kushton rëndësi ambientit jetësor përmes projekteve të ndrsyhme.Ndërkohë që Ministri I Ambientit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Xhelil Bajrami tha se ky projekt kap vlerën prej 20 mijë euro.Së bashku ne si ministri me institutin e shëndetësisë dhe të ambientit të këtij universtiteti, ku promovojnë projektin për ngritjen e vetdijës së qytetarëve që financohet nga ,inistria e Ekologjisë.

”Ne në vazhdimësi do të përkrahim institucionet e ngritura nga vetë shqiptarët dhe kjo është platforma e PDSH-së, dhe kjo do të vazhdojë në të gjitha institucionet siç është rasti me këtë universitet”, tha Bajrami.Ndërkohë që drejtori I instutiutit të ambientit jetësor në UEJl Prof. Dr. Murtezan Ismaili, falemendroi ministrin që ishte prezent në fillimin e projektit ku parashikohet krijimi I një bërthame të shëndoshë të ligjëruesve dhe studnetëve dhe opinionit të gjërë.Shfryëztojmë rastin që të promovojmë një projekt që është mëse I nevojshëm në sferën e mjedisit dhe besoj se do ketë sukses”, tha Murtezani.Projekti ka filluar sot dhe do të zgjasë një vit.Ai do të zhvillohet në disa faza..

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *