Home / Lajme / Maqedoni / Rregullohet kanalizimi atmosferik në fshatin Çellopek

Rregullohet kanalizimi atmosferik në fshatin Çellopek

Tetovë, 9 maj – Në fshatin Çellopek të komunës së Bërvenicvës sot kanë filluar punimet për rregullimin e kanalizimit atmosferik së bashku me trotuarin e fshatit, që financohet nga Ministria e ambientit jetësor dhe palnifikimit hapësinor.Ministri I këtij dikasteri Xhelil bajrami, tha se shuma e përgjithshme e këtij investimi është 5 milion denarë.”Jemi këtu për të promovuar fillimin e punimeve në fshatin cellopek.Jemi këtu për të promovuar kanalizimin atmosferik, së bashku me trotuarin në vlerë prej 5 milion denarësh

Në këtë mënyrë PDSH-ja ka bërë më shumë se tre invetsime kapitale në këtë fshat dhe do të vazhdojmë me këtë ritëm ne si PDSH që të invetsojmë në çdo vendbanim shqiptar, pasi që ne I kemi vënë vetes një obligim që këto vendbanime ti` bëjmë pjesë të ngajshme me vendbanimet evropiane, tha Ministri Xhelil Bajrami.
Ndërkaq, në fshatin Reçicë e Madhe të Tetovës, poashtu Ministri Bajrami morri pjesë në përurimin e fillimit të punës për rregullimin e Lumit të fshatit Reçicë e Madhe
Rregullimi i shtratit të lumit në pjesën qendrore të fshtit Reçicë e Madhe ka kushtuar 5 milion denarë, ndërsa sot filluan punimet..
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *