Home / Lajme / Maqedoni / Rritet përqindja e maqedonasve për njohjen e Pavarësisë së Kosovës

Rritet përqindja e maqedonasve për njohjen e Pavarësisë së Kosovës

Shkup 06 maj – Sipas anketës së Qendrës për Hulumtim dhe Krijim të Politikave (QHKP), mbi 41, 4 për qind të të anketuarve në Maqedoni, shumica prej tyre maqedonas janë deklaruar pozitivisht për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Nga ana tjetër, 34,1 për qind janë deklaruar kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës, ndërsa 24,5 për qind nga të anketuarit kanë dhënë mendim tjetër apo nuk janë përgjigjur. QHKP-ja bën të ditur se me këto të dhëna është rritur disponimi rreth njohjes së pavarësisë së shtetit të ri fqinj

Anketa është realizuar nga fundi i muajit prill, ku janë anketuar 1.100 qytetarë të përkatësive të ndryshme etnik dhe nga regjionet e ndryshme të Maqedonisë. Duke ndarë përgjigjet e anketës në bazë të përkatësive etnike të të anketuarve, 92,8 për qind e shqiptarëve janë deklaruar për njohjen e pavarësisë, ndërsa tek maqedonasit 20, 3 për qind ka qenë mendimi pozitiv për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Rreth 47 për qind e të anketuarve maqedonas janë deklaruar kundër pavarësisë. Në anketën e realizuar dy muaj më parë nga QHKP, vetëm 35 për qind e qytetarëve ishin për njohjen e Kosovës.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *