Home / Lajme / Maqedoni / Selami: PDSH është përcaktuar për vlerat perendimore

Selami: PDSH është përcaktuar për vlerat perendimore

Tetovë, 22 maj – Zëdhënësi i Shtabit zgjedhor të PDSH-së, Fexhri Selami deklaroi se BDI që nga nisja e fushatës zgjedhore të vetmin rrëfim që ka për elektoratin është “propaganda e niveleve të ulëta me përmbajtje sharjesh, akuzash dhe fyerjesh”.
“Me indinjatë të thellë reagojmë ndaj gojë ligëve të BDI-së, të cilët që nga nisja e fushatës zgjedhore të vetmin rrëfim që kanë për elektoratin është propaganda e niveleve të ulëta me përmbajtje sharjesh, akuzash dhe fyerjesh. Konstatojmë se marrëzitë e BDI-së nuk kanë të mbaruar; goje ligët në mënyrë të çartur po merren kohët e fundit me analistin e njohur amerikan Janus Bugajski. Ne u themi gojë-ligëve, stop. Partia Demokratike Shqiptare, lideri i saj z. Menduh Thaçi dhe i gjithë populli shqiptar janë të përcaktuar për vlera perendimore, për aderim në Nato dhe ne BE”, tha Selami.
Ai tha se PDSH është e përcaktuar se alternativë e vetme e kombit shqiptar është familja e madhe evropiane dhe SHBA-të.

“PDSH-ja dhe lideri i saj Thaçi vlerësojnë dhe janë fuqishëm të përcaktuar se alternativa e vetme e kombit shqiptar është familja e madhe evropiane dhe SHBA-të. Në këtë kuptim prania e z. Bugajski në fushatën zgjedhore të PDSH-së , roli i tij i çmuar si këshilltar i Thaçi flasin qartë për orientimin dhe vizionin tonë. Ne i bejmë më dije gjithkujt, që PDSH-ja dhe i gjithë populli shqiptar e ka për nder që në mesin tonë vijnë figura eminente dhe të klasit të parë të SHBA-ve. Gjithashtu është ne nderin e cdo shqiptari që të përqafojë vlerat dhe kapacitetet perendimore”, tha Selami.
Selami tha se jam këtu për të bërë edhe njëhërë dallimin e madh të qasjes politike të PDSH-së nga ajo e BDI-së.
“Ne çmojmë, vlerësojmë cdo vlerë që është në funksion të imazhit të shqiptareve ne bote. Ndërkaq BDI-ja noton në moçalishten e ndotur duke shpresuar tek mrekullitë e skizofrenit Kolë Diamanti.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *