Home / Lajme / Maqedoni / Selami:PDSH garanton zgjedhje të lira dhe demokratike

Selami:PDSH garanton zgjedhje të lira dhe demokratike

Tetovë, 07 maj – Zëdhënësi i shtabit zgjedhor të PDSH-së, Fexhri Selami deklaroi se partia e tyre garanton shqiptarët për zgjedhje të lira dhe demokratike.
“Jemi këtu për të garantuar shqiptarët se zgjedhjet e 1 qershorit do të jenë të lira, të ndershme dhe demokratike” kështu u shpreh para mediave zëdhënësi i shtabit qëndror zgjedhor të PDSH-së Fexhri Selami.
Sipas Selamit përmes kësaj dalje publike jemi këtu për të kthyer në memorjen e shqiptarëve dhunimin e votës së lirë shqiptare duke filluar nga viti 2002, 2005 dhe 2006 në komunat Kërçovë, Osllomej dhe Zajaz nga BDI.

Sipas kësaj partie, të dhënat e institucioneve tregojnë se nga numri i përgjithshëm i votave të mbushura nga BDI në këto tri komuna, rezulton se 53 për qind e banorëve me të drejtë vote gjenden me punë jashtë shtetit. Selami theksoi se me këtë dëshmohet teza se nuk ka zgjedhje të lira dhe demokratike në këto tri komuna. Ai deklaroi se do të ketë masa ndëshkuese ligjore për të gjithë ata që dëmtojnë procesin zgjedhor..
Urim Hasipi

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *