Home / Lajme / Maqedoni / Selmani përuroi ambulancën e re në komunën e Likovës

Selmani përuroi ambulancën e re në komunën e Likovës

29 maj – Në fshatin Likovë të komunës së Likovës të enjten Ministri i Shëndetësisë Imer Selamni ka përuruar një ambulancë të re e cila do të shërbejë për tërë komunën e Likovës që numëron rreth 30 mijë banorë.
Siq ka bërë të ditur Ministri Selmani për meremetimin e ambulancës janë ndarë 35 mijë euro dhe se me këto të holla është kryer vetëm një pjesë e ambulancës ndërkohë që pjesa tjetër do të vazhdojë të rregullohet më tej. Ambulanca do të jetë në dispozicion të banorëve 24 orë edhe atë me kujdestari për raste më urgjente. Ambulanca momentalisht do të ketë në dispozicion një veturë por që shumë shpejt do të ketë edhe një veturë tjetër të tipit “jeep’ që do të shërbeje për raste urgjente dhe për tërë banorët e fshatrave malore. Ministri Selmani ambulancës i premtoi edhe një aparat për zemër EKG.
Në këtë ambulancë do të mund të bëhet edhe vaksinimi i të gjithë fëmijëve, pastaj do të jetë në dispozicion ndihma e shpejtë, rastet urgjente nëpër shtëpi dhe do të jetë në shërbim të tërë popullatës së komunës së Likovës.

Ministri, Selmani, hapjen e ambulancës e cilësoi si koincidencë para zgjedhjeve ngase projekti i saj ishte bërë gati shumë më herët edhe atë para disa muajve kur nuk ishin paraparë zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Nga dita e premte për Shtëpinë e Shëndetit në Kumanovë do të del edhe një konkurs për hapjen e 65 vendeve të reja të punës gjegjësisht për mjek dhe motra mjekësore, ku për një gjë të tillë leje ka dhënë edhe Ministria e Financave “, ka thënë Imer Selamni gjatë qëndrimit të tij në Likovë dhe përurimit të ambulancës së re.
Ai më tej ka shtuar se do të i japin një freski të re spitalit të Kumanovës dhje komunës së Likovës me vendet e reja të punës dhe investimet e parapara.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *