Home / Lajme / Maqedoni / Selmani:PDSH nuk është pjesë e incidenteve

Selmani:PDSH nuk është pjesë e incidenteve

Shkup, 04 maj – Kryetari i shtabit zgjedhor të PDSH-së, Imer Selmani deklaroi sot se incidentet e fundit para fushatës zgjedhore janë si rezultat i nervozës që mbretëron tek disa parti politike.
Ai theksoi se Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) distancohet nga këto incidente.
“PDSH në mënyrë të qetë dhe komode është në pritje të zgjedhjeve dhe kemi një përparësi të bindshme në terren, derisa tek të tjerët mbretëron nervozë dhe shpërthejnë konflikte mes vete. Ne nuk jemi pjesë e këtyre skenareve”, deklaroi nënkryetari i PDSH-së dhe ministër i Shëndetësisë, Imer Selmani gjatë një promovimi të një reparti të ri mjekësor në Spitalin “Shën Erazmo” në Ohër.
Ai i bëri thirrje organeve të rendi që të ndërmarrin të gjitha masat për të ndaluar çdo tendencë për të shkelur ligjin.

“Ne nuk do të jemi pjesë e asnjë lloj trazire, për shkak se PDSH është mjaft e fuqishme që t`i fitojë zgjedhjet në të gjitha rajonet”, deklaroi Selmani.
Duke komentuar informacionet e dhëna për largimin e ish-deputetit Garip Kaba nga radhët e PDSH-së për shkak të mospërfshirjes së tij në listat për deputetë, shefi i shtabit zgjedhor të PDSH-së, Imer Selmani deklaroi se bëhet fjalë për një reagim emotiv të një anëtari të lartë partiak, duke shtuar se pret bashkëveprimin e ish-deputetit Kaba për të kontribuar në këto zgjedhje në kuadër të radhëve të PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *