Home / Lajme / Maqedoni / Shaqiri:Opcioni i federalizimit pasi dështoi Marrëveshja e Ohrit

Shaqiri:Opcioni i federalizimit pasi dështoi Marrëveshja e Ohrit

24 maj – Kryetari i Bashkimit Demokratik Kombëtar(BDK), Hysni Shaqiri deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se ofron projektin e federalizimit për shkak të dështimit të realizimit të Marrëveshjes së Ohrit.
“Ne këtë opcion e kemi nxjerrë në momentin kur kemi vlerësuar se edhe Marrëveshja e Ohrit nuk i dha rezultatet që i kanë pritur shqiptarët. Ne si BDK kemi vlerësuar se e vetmja rrugë për realizimin e të drejtave të plota të shqiptarëve është federalizimi i Maqedonisë dhe vlerësojmë se këtë opcion e kemi nxjerrur në momentin kur janë shterrur të gjitha mundësitë politike sa i përket realizimit të kërkesave të shqiptarëve”, deklaroi në intervistën për agjencinë e lajmeve INA, Hysni Shaqiri, duke shtuar se BDK ofron idenë për hartimin e projektit për hartimin e planit të federalizimit të Maqedonisë.
Sipas tij, incidentet dhe dhuna janë një sinjal shqetësues sepse në këtë mënyrë vendi largohet nga rruga e integrimit në BE dhe NATO. Shaqiri mohon koalicionimet me PDSH-në dhe BDI-në në këto zgjedhje të parakohshme, por duke mos përjashtuar koalicionimet e mundshme pas zgjedhjeve.
Ai deklaroi për INA se Qeveria e ardhshme që do të dal nga zgjedhjet e 1 qershorit, duhet të përkushtohet për harmonizimin e raporteve ndëretnike dhe rregullimin e statusit të shqiptarëve si popull i barabartë në Maqedoni.

“Pikë së pari Qeveria duhet të ketë një vizion se si e sheh ardhmërinë e këtij shteti sa i përket zgjidhjes së problemeve ndëretnike. Nuk ka zgjidhje të problemeve ndëretnike nëse shqiptarët nuk arrijnë të jenë të barabartë me palën maqedonase. Do të duhet që patjetër prioritet me këtë rast të jetë çështja e federalizimit si një opcion shumë më real për zgjidhjen e marrëdhënieve ndëretnike”, deklaroi kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri, duke përmendur edhe njohjen e Kosovës dhe zgjidhjen e [ështjes së emrit me Greqinë.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *