Home / Lajme / Maqedoni / Shefer:Maqedonia deri më 9 korrik ka gjasat e hapura për t`u ngjitur në anijen e NATO-s

Shefer:Maqedonia deri më 9 korrik ka gjasat e hapura për t`u ngjitur në anijen e NATO-s

28 maj – Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer deklaroi se Maqedonia mund të jetë pjesë e “anijes së NATO-s” nëse deri më 9 korrik do të përfundojë bisedimet me Greqinë lidhur me çështjen e emrit. “Maqedonia mund të ngjitet në anijen e NATO-s bashkarisht me Shqipërinë dhe Kroacinë nëse bisedimet me Greqinë për çështjen e emrit do të përfundojnë me 9 korrik”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i Aleancës. Ai paralajmëroi se me këtë datë do të nënshkruhet edhe Protokolli për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Kroacisë në Aleancë.

Shefer nënvizoi se bisedimet për anëtarësim me këto dy shtete që morën ftesën janë duke ecur në rrugën e duhur. “Qëllimi ynë është që Protokollët për anëtarësim në NATO të nënshkruhen me 9 korrik. Sinqerisht shpresoj se edhe Maqedonia deri atëherë do të mund të ngjitet në këtë anije, por nëse bisedimet me Greqinë do të përfundojnë”, deklaroi sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jap de Hop Shefer gjatë Konferencës së Kuvendit Parlamentar të NATO që po mbahet në Berlin të Gjermanisë.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *