Home / Lajme / Maqedoni / Tetova me qendër për trajtimin e sëmundjeve të astmës

Tetova me qendër për trajtimin e sëmundjeve të astmës

Tetovë, 6 maj – Në ditën ndërkombëtare të sëmundjeve të Astmës, në spitalin klinik të Tetovës është lëshuar në përdroim qendra për trajtimin e pacientëve të smëurë nga astma.Rregullimi I kësaj qendre është mundësuar nga kompania Glaxus Smith Kline e cila kohë më parë nënshkroi memorandum bashkëpunimi me ministrinë e shëndetësisë.Në hapjen solemne të kësaj qendre drejtori I spitalit klinik Asan Luma tha se për herë të parë Tetova ka një qendër për trajtimin e astmës.“Hapja solemne e qendrës për astmë bëhet në ditën ndërkombëtare të astmës dhe falë angazhimit tonë dhe kompanisë Glaxus Smith Kline, të cilët janë si donatorë kryesorë e cila siguroi aparaturën e nevojshme për këtë ambulantë.Ne këtu së pari e hapim këtë qendër të astmës, e cila do të ndihmojë në identifikimin dhe diagnostifikimin e sëmundjeve të asmtës dhe do t`iu jep shërbime shëndetësore pacientëve.Falemenderojmë këtë kompani e cila na ndihmoi të kemi një ambulant për trajtimin e astmës”, tha drejtori Luma.

Ndërkaq Mensur Sherifi specialist I mjekësisë interne dhe udhëheqës I qendrës së asmtës, tha se sot është dita ndërkombëtare e asmtës dhe ne kemi një risi në spitalin klinik të Tetovës me rastin e hapjes së qendrës së asmtës që është një rezultat I një memorandumi I nënshkruar nga Ministri I Shëndetësisë Imer Selmani dhe kompania Glaxus Smith Kline.”Qendra e asmtës për së pari herë do të funskionojë në spitalin klinik të Tetovës, që është e mirëseardhur për ne si mjek dhe për pacenitët pasi që pacientët e këtij rajoni nuk kanë pasur qendër ku do të trajtohen.Këtu do të bëhet diagnostifikimi I kësaj smëundje me anë të aparaturës që është dhuruar kur dihet se numri I të sëmurëve nga astma në Maqedoni është I madh dhe ai sillet prej 80 mijë deri në 100 mijë në nivel republikan”, tha Sherifi.Donacioni kap vlerën prej 8 mijë eudro.
Ndërkohë drejtori i Spitalit klinik të Tetovës, Asan Luma, ka promovuar hapësirat e rregulluara në repartin pediatrik të bllokut internistik në spitalin klinik të Tetovës, që vitin e akluar u përfshi nga zjarri.”Sot kemi një rast të veçantë në spitalin klinik të Tetovës në të cilin promovojmë rregullimin e ambienteve të brendëshme të rapertit të pediatrisë.E dini se gjatë vitit të kaluar në një rast fatkeqësie u përfshi nga zjarri kulmi I këtij reparti, kishte dëmtime dhe me ndihmën e ministrisë së shëndetësisë dhe angazhimin e menaxhmentit të spitalit të Tetovës, ne arritëm të bëjmë sanimin dhe rregullimin e dy kateve të repartit të pediatrisë me qëllim që t`iu japim shërbime shëndetësore pacientëve të Tetovë dhe rrethinës.Ne këtu kemi ndryshuar dyshemet, inventarin e brendshëm, krevatet me të cilët krijojmë standarde të favorshme dhe të pëlqyeshme për pacientët.Për një kohë të shkurtë blloku internistik do të rregullohet me standarde të një kualiteti të lartë”, tha Luma.Shumë e përgjithshme e investuar në këtë repart arrinë deri në 9 milion denarë. .

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *