Home / Lajme / Maqedoni / Tetovë: Hapet panari “ESA EXPO 2008”

Tetovë: Hapet panari “ESA EXPO 2008”

Tetovë, 15 maj – Për të tetën herë më radhë në Tetovë u hap panairi tradicional “ESA EXPO 2008” që organizohet nga agjencioni për përkrahjen e ndërmarrjeve “ESA”.
Hapjen e këtij panairi e bëri kryetari i komunës së Tetovës, Hazbi Lika dhe ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni, Ralf Andreas Bret.
Kryetari i komunës së Tetovës Hazbi Lika, tha se duhet të krijojm më shumë hapsirë për biznismenet që të kenë mundësi të zhvillojnë ekonominë e mesme dhe të vogël, dhe të arrijmë qëllimin e përbashkët të kemi një zhvillim standart dhe të kemi një konkurencë siç kanë edhe qyetetet tjera të Europës.
“Dalëngadal ky panair bëhët tradicional këtu në Tetovë pasiqë është edhe i teti me radhë, dhe do të dëshironimqë edhe qyteti ynë të jetë nja nga ata qytete që do të grumbullojë afarist dhe investitor të jashtëm”, deklaroi Lika.

Ambasadori i Gjermanisë në Maqedoni, Ralf Andreas Bret tha se në të ardhmen do të ketë bashkëpunime edhe më të mëdha për zhvillimin ekonomik në vend. “Ne llogarisim që në të ardhmen të ketë bashkpunime edhe më të mëdha më ndërmarrje të vogla, të mëdha, por edhe me ndërmarrje të industrisë së madhe” tha Bret.
Nebi Jusufi përfaqësues i agjencisë “ESA”, thotë se nga ky panair pret rezultate të mira, dhe se do të jetë një mundësi mjaftë e mirë për ndërmarrjet që të prezantojnë prodhimet e tyre.
“Pjesmarrës janë 50 ndërmarrje dhe presim që vizitor të ketë të mjaftueshëm dhe ndërmarrjet të realziojnë kontakte të reja dhe të bëjnë edhe marrveshje të reja ku do të mund të kenë edhe profilet e tyre, dhe normalisht kenë mudnësi të happen edhe vende të reja të punës në regjionin tonë”, tha ai..
Kasam Selimi

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *