Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi bëri publike ngritjen e aktpadisë kundër hartuesve të dosjes së tij

Thaçi bëri publike ngritjen e aktpadisë kundër hartuesve të dosjes së tij

Shkup, 08 maj – Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi së bashku me 3 avokatët e tij sot në hotelin “Holidej in” njoftoi opinionin për ngritjen e aktpadisë penale siç theksoi “kundër hartuesve të dosjes së tij personale nga ana e shërbimit sekret gjatë qeverisjes së LSDM-BDI-së”.

Kryetari i PDSH-së, Thaçi në muajin mars ka denoncuar në Parlament ish-strukturat e Sigurimit Shtetëror të qeverisë kaluar për ndjekjen e tij dhe aktiviteteve politike. Kryetari i PDSH-së ka paraqitur një dokument ku shefi i Drejtorisë së Sigurimit Shtetëror, Zoran Verushevski ka urdhëruar hapjen e dosjes me pseudonimin “kreator”, me numër 164 për të ndjekur Menduh Thaçin, për shkak siç thuhet politikës së tij ekstremiste, nacionaliste dhe separatiste. Ndërsa, kohë më parë në një takim të drejtpërdrejt, Thaçi dosjen ia dorëzoi edhe ministres së Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *