Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi kërkon një milion euro dëmshpërblim nga ish-shefi i sigurimit

Thaçi kërkon një milion euro dëmshpërblim nga ish-shefi i sigurimit

14 maj – Avokatët e kryetarit të PDSH-së, Menduh Thaçi sot dorëzuan aktpadinë ndaj ish-shefit të sigurimit shtetëror të Maqedonisë Zoran Verushevski për ndekje politike, ku kërkohet dëmshpërblim prej një milion euro .
Aktpadia është dorëzuar pranë Prokurorisë Publike të Maqedonisë sot nga avokatët mbrojtës të Thaçit, Irfan Xhelili dhe Rihan Ismaili. Në aktpadinë e dorëzuar theksohet se ngritet aktpadi penale ndaj ish-drejtorit të Drejtorisë për Sigurim dhe Kundërzbulim Zoran Verushevski për vepra kundër lirisë dhe së drejtës së qytetarit”.

Ky është një rast që ka të bëjë me shkeljen e të drejtave themelore të njeriut, në këtë rast të Menduh Thaçit, ku është dëmtuar imazhi i tij dhe i shumë personave të afërt të tij. Klienti ynë tërë shumën e dëmshpërblimit do ta shpërndajë për qëllime humanitare”, deklaroi avokati Irfan Xhelili. Kryetari i PDSH-së ishte ndjekur gjatë kohës kur ishte opozitë dhe dosja e tij udhëhiqej me nofkën Kreatori, ku thuhej se Menduh Thaçi vepron kundër interesave shtetërore të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *