Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: Nuk kemi alternativë tjetër pos NATO-s dhe BE-së

Thaçi: Nuk kemi alternativë tjetër pos NATO-s dhe BE-së

22 maj – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) tubimin e rradhës e realizoi me banorët e fshatrave të komunës së Likovës.
Kreu i PDSH, Menduh Thaçi edhe kësaj radhe i ftoi banorët e këtij rajoni të votojnë partinë të cilën drejton ai për të qënë më afër integrimit në NATO dhë Bashkim Evropian.
“Shiptarët nuk shohin asgjë tjetër, pos NATO-s. Në jemi me NATO-n dhe SHBA-të. Nuk shohim të ardhme tjetër përpos në Aleancë, pa kufij, pa shtëtësi, pa sulme dhe dhunë ndaj shqiptarëve.
Ne nga ju, nuk kërkojmë djemt tuaj, nuk kërkojmë miliona, nuk vjedhim vota, ne kërkojmë vetëm mbështjetje morale”, theksoi Thaçi.

Ai premtoi se për një periudhë të shkurtër kohore do t’i finalizoj projektet e filluara në vitin 2006.
“Kur në vitin 2006 PDSH hyri në qeveri ishte një moment historik sepse përsëri u ngritën shpresat për realizimin e të drejtave të shqiptarëve”, theksoi lideri i PDSH-së.
Para banorëve të fshatit Slupçan, Thaçi deklaroi se do të luftojë për realizimin e të drejtave të pjesëtarëvë të UCK-së dhe rritjen e investimeve në këtë rajon.
Në tubim gjithashtu fjalime mbajti bartësi i listës në njësin zgjedhore numër 2, Abedin Ziberi, Imer Selmani dhe Sulejman Rushiti

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *