Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: PDSH ka të drejtë morale për të kërkuar votën e shqiptarëve

Thaçi: PDSH ka të drejtë morale për të kërkuar votën e shqiptarëve

16 maj – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka mbajtur dje pasdite tubimet e saj me banorët e komunës së Sarajit dhe Çairit. Në këtë tubim, kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi tha se subjekti që drejton ai ka të drejtë morale për t’i kërkuar votat e shqiptarëve në Maqedoni.
“Të bëjmë një krahasim mes neve dhe të tjerëve që vijnë dhe kërkojnë votën prej jush. Nuk ma merrë medja se mund të manipulojnë qytetarët shqiptarë, sepse ata të BDI-së nuk kanë të drejtë morale për të kërkuar votën prej jush, se do të bëjnë këtë, atë apo diçka tjetër. Katër vjet udhëheqësit e BDI-së nuk arritën të hapin një paralele në gjuhën shqipe.Ata morën me qidra mijëra vota me dhunë, ata kishin 19 deputët, ata morën miliona prejt këti populli dhe asgjë nuk realizuan”, tha Thaçi.
Gjithashtu qytetarëve ju drejtua edhe ministri i shëndëtësisë, Imer Selmani i cili deklaroi se prezenca e madhe e qytetarëve në tubim dëshmon se PDSH është në rrugën e drejtë. Selmani foli për të arriturat e PDSH-së në arsimit dhe shëndetësisë.

Gjithashtu edhe analisti i njohur Janush Bugajski i inkurajoi simpatizantët e PDSH-së që të votojnë këtë parti e cila ka kapacitete për realizuar të drejtat e shqiptarëve në Maqedoni.
Sipas ekspertit amerikan arsyeja se pse duhet mbështetur PDSH-në në këto zgjedhje është fakti se një parti si PDSH-ja thërret njerëz të huaj që mbikëqyrin këtë rajon, sidomos ka kontakte me amerikan që kanë dëshirë për një Maqedoni stabile. Lidershipi i PDSH-së, shtoi ai ka një qasje ndaj Amerikës dhe akces ndaj saj. Bugajski më tej sqaroi se ai i kishte parë sondazhet e fundit dhe se PDSH-ja është parti më e preferuar në Maqedoni. “Është parti që ka eksperiencë qeveritare dhe ka kontakte të mira me partinë më të madhe maqedonase dhe koalicioni i ardhshëm i PDSH-së besoj do të ketë rolin më të madh për të ecur proceset përpara”, theksoi ai.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *