Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi: PDSH nuk do të lejojë që dikush t`ia nxijë fitoren

Thaçi: PDSH nuk do të lejojë që dikush t`ia nxijë fitoren

Tetovë, 24 maj – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) mbrëmë ka zhvilluar takime me qytetarët e Bogovinës. Kryetari i PDSH-së, deklaroi se PDSH asnjëherë nuk do të lejojë që dikush t`ia nxijë fitoren e saj në këto zgjedhje.
“Ne jemi një parti me përvojë e mësuar dhe dëshmuar me demokraci. Fitorja jonë do të jetë e pashmangshme, andaj edhe nuk do të lejojmë që dikush të na nxijë këtë fitore”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Ai ka potencuar se PDSH angazhohet jo për të eliminuar oponentët e saj politik, por për të eliminuar politikën e keqe. “Ali Ahmeti nuk ka fakultet, ai njëherë paraqitet si historian, ndërsa më pas si pedagog, ndërsa tani si filozof”, deklaroi Thaçi.
Sipas tij, PDSH edhe në opozitë ka ditur të mbrojë interesat shqiptare duke eliminuar ndikimin e politikës së komunistëve të prirë nga Beogradi dhe mbeturinat e saj në Shkup. Ai deklaroi se PDSH-ja është parti e të gjithë shqiptarëve dhe që mbron me fanatizëm të drejtat e tyre.
“Ne kërkojmë që të mbështetni PDSH-në, sepse kemi përvojë, dituri dhe vite për të bërë diçka të mirë. Disa politikanëve u ka ardhur koha që të pensionohen. Edhe mua më ka ardhur koha që të pensionohem, por unë nuk shqetësohem për këtë se pas nesh janë të rinjt, dhe ne jemi këtu për t`ia ruajtur ardhmërinë e tyre”, deklaroi Menduh Thaçi, duke shtuar se të rinjtë janë nga kabienti i Arbër Xhaferit dhe jo nga kabineti i Gligorovit.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Sulejman Rushiti në fjalimin e tij potencoi disa të arritura gjatë mandatit 20 mujor të PDSH-së në pushtetin qendror.
“Ne kemi arritur projekte konkrete në disa sferë, saqë BDI nuk arriti t`i bëj për 4 vite”, theksoi Rushiti, duke shtuar se kjo parti ofron 500 projekte të reja.
Ai gjithashtu bëri një krahasim midis PDSH-së dhe BDI-së. “PDSH do të thotë përparim, dinjitet, demokratik, shqip, shqiptare, ndërsa BDI do të thotë budallaki, demagogji dhe imoralitet. Në rast se BDI lavdërohet se ka bërë diçka dhe se thotë se nuk ka plumba për shqiptarët, atëherë si mund të harrohen 500 personat e vrarë gjatë qeverisjes së saj”, deklaroi Rushiti. Në këtë tubim në Bogovinë kanë folur edhe anëtarë të tjerë dhe zyrtarë të lartë nga radhët e PDSH-së.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *