Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:PDSH drejt fitores së zgjedhjeve

Thaçi:PDSH drejt fitores së zgjedhjeve

Tetovë, 14 maj – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) ka mbajtur sot pasdite tubimet e saj me qytetarët e Vërtokut, Ravenit, Reçanit dhe Derbreshtit.
Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi para banorëve të kësaj zone deklaroi se platforma e PDSH-së është ajo që dëshmon zgjidhjen e çështjes dhe pozitës së shqiptarëve në të gjitha sferat.
“PDSH do ta fitojë këtë beteje duke sjellur edhe shumë fitore të tjera. Platforma e Arbër Xhaferi është ajo përcaktuese për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Do ta shifni se cilësia e kandidatëve dhe opcioni politik është në anën e PDSH-së. Ju gostivarasit për herë të parë keni tre funksionarë të lartë shtetëror gjatë qeverisjes së PDSH-së , dy ministra dhe një nënkryetar parlamenti. Besim Dogani është një nga njerëzit e juaj që ka treguar aftësitë e tij politike duke mbrojtur interesin e juaj dhe interesin gjithëshqiptar”, deklaroi Thaçi gjatë tubimit në Debresht.
Sipas tij, beteja që PDSH bën kundër krimit do të jetë e pamëshirshme. “Kemi dhënë sinjale bindëse se kemi guxim të luftojmë krimin. PDSh arriti të shmang krimi nga institucionet e rëndësishme Bashkësinë Islame, Universitetin e Tetovës dhe institucione të tjera. PDSh për dallim nga të tjerët investon paratë e shtetit tek qytetarët, derisa disa të tjerë i merrnin të qytetarëve”, deklaroi kryetari i PDSH-së.

Shefi i shtabit të PDSH-së, Imer Selmani deklaroi arritjet e bëra nga PDSH-ja gjatë një viti e gjysëm të qeverisjes së saj. “Ne arritëm që Spitalin e Tetovës ta shëndrrojmë në Klinikë ku të kuadrot e reja kanë ku të punësohen dhe të kryejnë profesionin e tyre dhe ku shqiptarët do të kenë mundësi të kenë shërbime të larta shëndetësore në vendin e tyre”, deklaroi Selmani. Sipas tij, për një vit e gjysëm përfaqësimi në shëndetësi është rritur nga 11 deri në 37,5 për qind.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Sulejman Rushiti shpalosi arritjet e PDSH-së në sferën e arsimit dhe shkencës brenda periudhës së shkurtër të qeverisjes. Ai theksoi se PDSH-së është e orientuar për të zhvilluar arsimin shqip dhe kapacitetet e tjera në këtë lëmi.
“Pas një qershorit së bashku do të zyrtarizojmë gjuhën shqipe, do të vazhdojmë me disperzimin e USHT-së në Gostivar, Strugë Kumanovë dhe qytete të ndryshme”, deklaroi Sulejman Rushiti.
Edhe nënkryetari i PDSH-së, Besim Dogani përmendi programin e pasur politik dhe platformën e PDSH-së në planin ekonomik, duke pasur ulje të tatimeve, duke hapur zonën e lirë ekonomike mes Tetovës dhe Gostivarit dhe duke përkrahur biznesin shqiptar.
Ai përmendi realizimin e Marrëveshjen gjashtë pikëshe e cila ka të bëjë me zyrtarizimin e gjuhës shqipe, zgjidhjen e statusit të UÇK-së dhe projekte të tjera

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *