Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:PDSH gjithmonë e ka pasur vëmendjen për Karshiakën

Thaçi:PDSH gjithmonë e ka pasur vëmendjen për Karshiakën

Shkup, 15 maj – Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi deklaroi mbrëm në tubimin në fshatin Studeniçan tha se vëmendja e PDSH-së që nga themelimi gjithmonë ka qenë e drejtuar për Karshiakën.
“Përherë të parë në Studeniçan kam ardhur në vitin 1993 dhe mbretëronte frika dhe tmerri. Atëherë nuk kishte asnjë njeri me fakultet, por sot ka ndryshuar situata, kemi dhjetra të rinj me arsimim të lartë dhe dijnë ndryshe të vlerësojnë. Nuk kam dilemë se këtu do të fitojmë, bile kur kemi qenë edhe më keq në vitin 2002. Megjithatë ju premtoj se vëmendja ime kryesore do të jetë për këtë zonë. Prandaj këtu keni si kandidat dy njerëz më të fuqishëm të PDSH-së dhe asnjëherë nuk do ta hjekin vëmendjen për Studeniçanin”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi.
Ai nënvizoi se beson se PDSh do ta fitojë këtë betejë të re, sepse ka projekte konkrete.
“Qeveria me ligjin e ri për arsimin e mesëm do të marrë obligimet për të financuar harxhimet e nxënësve të shkollave të mesme. Në të ardhmen edhe kjo komunë do të ketë shkollën e mesme. Kemi arritur që për herë të parë ta fusim në kuadër të buxhetit shtetëror Medresen dhe Fakultetin Teologjik të Shkupit.Këto janë vetëm disa nga projektet që kemi bërë ne”, deklaroi kryetari i PDSh-së.
Nënkryetari dhe kandidati për deputet në këtë zonë, Ruzhdi Matoshi deklaroi se PDSH shqiptarëve të Maqedonisë i thotë Jungjatjeta që t`ia sjellë begatinë dhe rehatinë dhe shqiptari ti thotë zot vetvetes në shtëpinë e vet.

“PDSH i din hallet e shqiptarëve dhe ajo din t`i zgjidh problemet e tyre. PDSH do të ndihmojë me subvencione në fushën e bujqësisë, sepse e dijmë se kjo zonë e kultivon bujqësinë. Ne do të bëjmë projekte konkrete mirëpo kemi disa probleme që na i bën kryetari aktual i komunës me disa projekte. Nuk duhet të zgjedhet kryetar komune njeri i papërgjegjshëm që nuk plotëson obligimet e të zgjedhurve të tij”, deklaroi Matoshi.
Kandidati për deputet Azem Sadiku deklaroi se vetëm PDSH kur është në pushtet Karshiaka shef të mira. “Vetëm PDSH kur është në pushtet hapen ambulanta dhe mjekët shqiptarët punësohen nëpër gjitha institucionet shtetërore. Mbi 70 administratorë ka punësuar PDSh në këtë zonë. Ne duhet të mbështesim dhe të votojmë PDSH-në sepse është ajo që plotëson kërkesat e shqiptarëve dhe që përkujdeset për Karshiakën”, deklaroi Sadiku. Imer Selmani, nënkryetari i PDSH-së dhe bartës i listës zgjedhore në këtë zonë, Imer Selmani deklaroi të arriturat e Qeverisë në sferën e shëndetësisë.
Ministri i Arsimit, Sulejman Rushiti deklaroi se PDSH ofron 500 projekte në sfera të ndryshme për t`i realizuar.
“Ne me mbështetjen tuaj do të vazhdojmë me investime kapitale në të gjitha nivelet shoqërore dhe institucionale. Do të investojmë mbi 10 milion euro për avancimin e arsimit shqiptar në Maqedoni. USHT do të disperzohet edhe në Shkup dhe kjo do të jetë pranë jush”, theksoi Rushiti.
PDSH ka qëndruar në zonën e Karshiakës duke zhvilluar tubime me qytetarët në Batincë, Maranë, Studeni[an dhe fshatrat e tjera të kësaj zone.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *