Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:PDSH orienton shqiptarët drejt Perendimit

Thaçi:PDSH orienton shqiptarët drejt Perendimit

tetovë, 20 maj – Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi deklaroi sonte në Çarshinë e Epërme se partia e tyre përfundimisht do të trasojë rrugën e integrimit dhe orientimit të shqiptarëve drejt perendimit.
“Qëllimi jonë final si komb prej kohës së Skëndërbeut e deri sot është që përfundimisht të vendosemi në rrugën Perëndimore. Në sferën përëndimore të civilizimit, përshkak se historia e re dëshmoi se SHBA, NATO dhe BE na e shpëtuan qënien biologjike si komb më rastin e intervenimit të NATO-s në Kosovë. Për këtë arsye dua t’ju mobilizoj të gjithve se tashmë është e qartë se jemi shumë më të fuqishëm se ata, se do të korrim fitore. Po unë dua të ju mobilizojë të gjithve që kjo fitore të jetë sa më e madhe sa më e thellë për PDSH-në. Sa më e madhe të jetë fitorja aq më shpejt ne do të inkuadrohemi në NATO dhe inkuadrimi jonë në NATO dhe BE do të thotë që shqiptarët të gjithë do të bëhën një komb. Besoj se ky qëllim arrihet ashtu me guxim dhe dije. Ata janë injorantë, ata nuk kanë dije, nuk kanë njohuri dhe nuk dijnë se ç’ka bëjnë”, deklaroi kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi. Sipas tij, Maqedonia nuk ka alternative tjetër o në NATO ose nuk ekziston.
Ai nënvizoi se kundërshtarët politik të BDI-së nuk kanë as program dhe as platformë për shqiptarët. “Por ata nuk kanë as dije dhe njohuri politike. Është e çuditshme se si ata u rreshtuan kundër 13 fakulteteve të reja të USHT-së, kundër Qendrës Klinike në Tetovë dhe projekteve të tjera. Ata u shërbejnë një ideje shumë të mbrapshtë, idesë së lindjes, Moskës, Beogradit, LSDM-së, që gjithmonë janë dëshmuar si antishqiptarë”, deklaroi Menduh Thaçi.

Kryetari i kuvendit partiak të PDSH-së, Arbër Xhaferi deklaroi se PDSH ka guxim politik dhe popujt që kanë guxim politik formojë shtete.
“PDSH-ja ka guxim politik, ju e dini këtë, prandaj Maqedonia përmes PDSH-së do të jetë shtet shqiptar”, deklaroi Xhaferi.
Nënkryetari i PDSH-së dhe shefi i shtabit zgjedhor të kësaj partie, Imer Selmani deklaroi se kjo parti ka investuar në projekte konkrete afatgjate për shqiptarët duke përfshirë në buxhetin e shtetit edhe institucione që deri tani ishin anashkaluar.
“PDSH e para bëri që buxheti shtetëror të ndajë mjete për themelimin e institucioneve shqiptare në sferën e arsimit, shkencës, kulturës, artit dhe institucionet fetare”, theksoi Selmani.
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Sulejman Rushiti theksoi se partia e tyre në këto zgjedhje ofron 500 projekte që do të përmisojnë pozitën dhe statusin e jetesës së shqiptarëve në Maqedoni.
“Ne nuk do të merremi me akuzat e tyre, por ne do t`u përgjigjemi se ne krijuam dhe krijojmë instutucione për shqiptarët, hapim horizonte për shqiptarët dhe jo dhunë dhe vrasje”, deklaroi ministri Sulejmani i cili është kandidat për deputetë në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *