Home / Lajme / Maqedoni / Thaçi:Shqiptarët e Maqedonisë doemos në NATO

Thaçi:Shqiptarët e Maqedonisë doemos në NATO

26 maj – Partia Demokratike Shqiptare (PDSH), të dielën në Kumanovë ka mbajtur një tubim parazgjedhor. Kryetari kësaj partie Menduh Thaçi mes tjerash ka theksuar “ne nuk jemi të përsosur edhen unë kam gabimet dhe lëshimet mia, por asnjëherë nuk do të hipi mbi varret e dëshmorëve dhe të qes qellëm popullit tim se paskam realizuar projekte”.
Lideri i PDSH-së më tej ka nënvizuar se PDSH-ja, ka politikë moderne, ka kuadro modern, njerëz të përgatitur por edhe një kuadër tradicional.
“Ne kërkojmë që me kulturë, me edukatë me mirësjellje të shkojmë drejt procesit zgjedhor. Nëse dikush mendon se Kumanova dhe territoret shqiptare në Maqedoni “usred zemlja serbije igraju se delije”, shumë keq do të ballafaqohet me gjithë këtë rini shqiptare e cila mbështet PDSH. Sakrifica qindra vjeçare e popullit duke filluar prej Skënderbeut, deri te familja e Ismet Jasharit e Abedin Zymberit, nuk kane shkuar huq dhe të themi shumë hapur, të rrumbullakojmë këtë qëllim historik të cilin e ka pasur fati i kombit tonë”.
Thaçi më tej ka shprehur një falënderim për të gjithë ata që ndihmuan popullin shqiptar në momente më kritike.

“Duhet të jemi tepër falënderues, tejet falënderues, presidentit Bush dhe SHBA, NATO-s dhe Unionit Evropian që na nxorën nga balta e historisë së keqe të Orientit, Bizantit dhe Lindjes. Ne përfundimisht jemi në perëndim. Urime gjithë shqiptarëve këtë sukses të madh historik. Inkuadrimi i Shqipërisë në NATO, Kosova e pavarur dhe Maqedonia “ S’e kam gajle për Maqedoninë për në NATO, shqiptarët e Maqedonisë detyrimisht ata do të jenë aty. Kjo nënkupton se edhe përfundimisht se ne jemi komb shumë i madh, deshi dikush apo nuk deshi. Prej Tepelenës e deri në Karadak jemi një komb, një gjuhë, një flamur”, ka thënë lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në tubimin parazgjedhor të Kumanovës.
Ai më tej ka shtuar shqiptarët e Kumanovës do t’i kenë gjitha të drejta si në Tetovë, si në Kosovë si në Shqipëri.
“Porosia e politikës moderne është kompromisi për emrin e Maqedonisë, patjetër, përndryshe e hëngër dreqi Maqedoninë”, ka potencuar Thaci në tubimin parazgjedhor në Kumanovë.
Harun Aliu kryetar i Alternativës Demokratike i cili në këto zgjedhje ka hyrë në koalicion me PDSH ka thënë se me Kumanovën e lidhin bashkë veprimtaria dhe lëvizjet nga Kosova e deri në Karadak të Kumanovës.
”Është një marrëveshje afatgjate për një bashkëpunim të frytshëm në realizimin mes Alternativës Kombëtare dhe PDSH-së me një strategji afatgjate, por një bashkëpunim dhe politikë konstruktive, veçmas për zbatimin e atyre ligjeve që burojnë nga Marrëveshja e Ohrit”, ka thënë Harun Aliu, kryetar i Alternativës Kombëtare në tubimin parazgjedhor të Kumanovës.
Ymer Selmani, ministër i Shëndetësisë ka thënë se “PDSH gjatë kësaj periudhe ka bërë një rilindje e cila me shumë sukses udhëhoqi dhe menaxhoi dhe diti të drejtojë interesin shqiptar në Qeverinë e Maqedonisë.
Sulejman Rushiti, Ministër i Arsimit dhe Shkencës, ka thënë se në Kumanovë do të sjellim Universitet, do të ndërtojmë shkolla, kompjuterizim të tyre dhe jetë më të mirë për nxënësit.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *