Home / Lajme / Maqedoni / Vejseli: PPD garon me platformë të pasur politike

Vejseli: PPD garon me platformë të pasur politike

Tetovë, 16 maj – Partia për Prosperitet Demokratik i rrumbullaksoi aktivitetet e ditës së djeshme me tubimin e rradhës në Kamejan, ku u promovuan bartësit e listave dhe kandidatëve për deputetë në këtë rajon.
Kreu i PPD-së, Abdulhadi Vejseli tha se subjekti që drejton ai, në fushatën zgjedhore garon me një platformë të pasur politike dhe jo me dhunë.
“Në këto zgjedhje kemi dal të garojm me parti politike, por ne nuk do të garojmë me dhunë, ne garojmë me platformë politike, ne garojmë me kandidatët e listës sonë. PPD-ja nuk e harron brezin e ri para jush ka kandiduar kandidatët e ri siç është bashkëfshatari Juaj, Bashkim Kadriu”, tha Vejseli.
Ai theksoi se PPD-ja gjithmonë do t’ju afrojë mundësi gjeneratave të reja të cilat do të avancojnë çështjet e pazgjidhura të shqiptarëve.
“Ne si PPD kemi qenë dhe do të jemi po si fabrik për prodhimin e kuadrove të reja, ato do të jenë ministra, drejtorë, deputet të brezit të ri. Do ta lëmë ne më të vjetrit. Ne kemi treguar se jemi punëtor, jemi serioz, jemi të përgjegjshëm, atë që e premtojmë edhe e realizojmë, por ja që duan t‘i rrëzojnë projektet tona”, tha Vejseli.

Lideri i PPD u shpreh i bindur para qytetarëve të Kamejanit se projektet dhe platformën e tyre politike askush nuk mund ta rrëzoj, përkundër pretendimeve.
“Ne u apelojmë të gjithëve, nuk mund t’i rrëzoni projektet tona për kohë të gjatë, mund të mundoheni më kotë. Ne duke pasur qytetarët e Kamejanit dhe shqiptarët e Maqedonisë, nga një qershori do të fillojmë t’i realizojmë projektet tona dhe të implementojmë atë që quhet program dhe platformë e PPD-së.
Me shumë mund PPD-ja duke me u ballafaquar ashpër me faktorin politik maqedonas, krijoj komunën shqiptare në Prilelp, Zhitoshën, dhe komunën e Kamejani dhe Xhepçishtit, tha ai.
“Ne i thamë jo kushtetutës së Maqedonisë e cila shqiptarët i vinte në rendin e dytë, ne ishim të parët që propozuam deklaratën për barazi të shqiptarëve në Maqedoni. Në Paralamentin Republikan, ne u tham mjaftë që vetëm maqedonasit të kenë Universitet dhe shqiptarët jo”, tha në fund Vejseli.
Në këtë tubim foli edhe Bashkim Kadriu, kandidat për deputet nga Kamjani, i cili premtoi realizimin e shumë projekteve për vendin e tij.
“Dua t’ju siguroj se si prioritare do të jetë kthimi i komunës, hapja e një biblioteke, leximore, qendër sportive dhe shumë projekte tjera”, tha Kadriu. Gjithashtu para të pranishmëve u paraqitën me fjalimet e tyre edhe Ibish Kadriu dhe Qenan Aliu.

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *