Home / Lajme / Maqedoni / Vejseli:Maqedonia s`ka alternativë përveç NATO dhe BE

Vejseli:Maqedonia s`ka alternativë përveç NATO dhe BE

28 maj – Lideri i Partisë së Prosperitetit Demokratik dhe njëherësh bartës i listës së kandidatëve në njësinë e gjashtë zgjedhore, Abduladi Vejseli, të martën në Dibër realizoi takime me anëtarë dhe simpatizantë të partisë.
Vejseli, edhe pse nuk precizoi sa vende të deputetëve pret në këto zgjedhje, tha se është i bindur se partia do të fitojë përkrahje të madhe nga qytetarët, e kjo do të thotë mjaft deputetë që të jetë pjesë e qeverisë së re dhe t’i rrumbullakojë projektet e filluara, që kanë të bëjnë me të drejtat e shqiptarëve.
“PPD-ja, si parti ka kapacitet dhe aftësi t’i realizojë edhe projektet e tjera për jetë më të mirë dhe ekonomikisht më të pasur për të gjithë qytetarët në vend”, tha ai. Vejseli shprehu kënaqësi nga atmosfera e deritanishme e qetë parazgjedhore në Dibër dhe bindje se ashtu do të vazhdojë deri nga fundi i procesit zgjedhor. “Zgjedhjet duhet të kalojnë qetë, në atmosferë korrekte dhe demokratike, sepse jeta vazhdon edhe pas një qershorit”, vlerësoi lideri i PPD-së.
Sipas tij partia që ai drejton do të ndihmojë të arrihet konsensus për emrin me Greqinë dhe Maqedonia të bëhet sa më shpejt anëtare e NATO-s dhe BE-së, që, sipas Vejselit, do të jetë përparim jo vetëm për shqiptarët në vend, por edhe për Maqedoninë në tërësi. “Angazhohemi për marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë me të gjithë fqinjët dhe për këtë shkak angazhimi i ynë është të gjejmë mënyrë që të zgjidhet problemi me Greqinë, të mos na ikë treni, i cili u nis për integrimin tonë në NATO”, tha Vejseli, duke shtuar se Maqedonia alternativë tjetër nuk ka, përveç anëtarësimit në NATO dhe BE. Ai deklaroi se PPD-ja asnjëherë nuk ka promovuar dhunë, çdoherë edhe tani apelon për zgjedhje korrekte dhe demokratike.

Karvani i PPD-së mbrëmë ka vazhduar në Gradec të komunës së Vrapçishtit të rajonit të Gostivarit. Hetem Ademi, kandidati për deputetë në këtë zonë deklaroi se në këto zgjedhje dhe pas tyre shqiptarët duhet të ngrejnë zërin e tyre për barazi në shtet.
“Jam kamë qenë dhe do të jem për Maqedoni të barabartë në mes të gjithë qytetarëve, prej Likove e deri në Strugë. Maqedonisë i duhet një bashkësi, kjo bashkësi me të gjitha partitë tjera për ta bërë unitetin. Pas zgjedhjeve duhet të ketë ndryshiume të mëdhaja”, deklaroi Ademi. Ai theksoi se shqiptarët vetëm me PPD-në do të realizojnë synimet dhe përcaktimet e tyre politike, ekonomike dhe në sfera të ndryshme, që sipas tij janë anashkaluar në të kaluarën.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *