Home / Lajme / Maqedoni / Vejseli:Nuk lejojmë maqedonasit të luajnë me fatin e shqiptarëve

Vejseli:Nuk lejojmë maqedonasit të luajnë me fatin e shqiptarëve

Tetovë, 14 maj – Kryetari i PPD-s, Abdulhadi Vejseli në hapjen e tubimit në Xhepçishtë të Tetovës deklaroi se PPD ka pasur shumë goditje, por ajo i sfidoi ato duke qenë vazhdimisht bartëse e proceseve shqiptare.
“Ne jemi në vendin dhe zemrën ku u themelua PPD-ja, lëvizja e parë demokratike shqiptare në Maqedoni. Besojmë në përkrahjen e juaj, të cilën e keni dëshmuar për partinë tonë vazhdimisht”, theksoi Vejseli, duke shtuar se kërkon votën e këtij populli demokratik për të realizuar të drejtat e shqiptarëve dhe për të shmangur projektet antishqiptare.
“Ju keni të gjitha platformat politike. Ju jeni ata do të vendosni se për cilën rrugë do të përcaktoheni. Do të përcaktoheni për rrugën e manipulimeve, mashtrimeve apo për rrugën që e orienton PPD drejt plotësimit të të drejtave të shqiptarëve. Kjo parti ka dijeni, ka zemër demokracie dhe ka guxim ti bie tavolinës kur janë në pyetje interesat shqiptare”, deklaroi kryetari i PPD-së, Abdulhadi Vejseli.
Ai tha se shqiptarët duhet të kenë kujdes se cilët janë ata që dijnë ta bëjnë luftën politike shqiptare dhe këto siç shtoi ai janë vetëm kuadrot e PPD-së.

Ai akuzoi edhe BDI-në si bashkëpjesëmarrëse në bllokimin e këtij procesi, që ka të bëjë me njohjen e Kosovës, zgjidhjen e statusit të U]K-së, gjuhës shqipe, flamurit kombëtar, zgjerimin e UT-së dhe projekte të tjera.
Vejseli theksoi se qytetarët e rajonit të Tetovës duhet të votojnë numrin 2, si opcionin më të pranueshëm shqiptarë PPD-në ,e cila është trashëguese e procesit të integrimit të vendit në NATO dhe BE.
Ai bëri thirrje për të mos provokuar gjatë fushatës dhe për të pasur zgjedhje të lira dhe demokratike.
Nënkryetari i PPD-së, Ismet Ramadani bëri thirrje që shqiptarët e këtij vendi të votojnë vendlindjen e partisë së parë shqiptare PPD-së.
“Mos e koritni PPD-në dhe themelin e saj këtu. PPD do të ketë grupin parlamentar dhe palës maqedonase do të dijë çka do t`i thotë. Shqiptarët me PPD-në do të arrijnë të realizojnë të drejtat e tyre duke parë në rend të parë gjuhën shqipe, flamurin dhe të drejtat e tjera kombëtare”, theksoi Ismet Ramadani.
Kandidati për deputet i zonës Ilir Luma deklaroi se para 15 viteve në Xhepçishtë u arritë themelimi i partisë së parë demokratike shqiptare, Partisë për Prosperitet Demokratik.
“Për 15 vjet PPD ishte bartëse e projekteve të rëndësishme shqiptare, kur në fillim të tranzicionit demokratik milicia jugosllave bënte presione dhe frikësime ndaj shqiptarëve”, theksoi Luma, duke shtuar se shqiptarët duhet ta mbështesin këtë projekt të demokracisë shqiptare. Sipas tij, PPD ishte ajo që ktheu flamurin kombëtar, shkollat shqipe, projektin e arsimit sipëror duke filluar me Universitetin e Tetovës, ishte partia që krerët e saj për herë të parë në Parlamentin e Maqedonisë kërkuan barazi në shtet. Luma ftoi që shqiptarët të votojnë listën e PPD, e cila siguron plotësimin e të drejtave dhe projekteve kombëtare shqiptare. Zëdhënësi Arianit Hoxha deklaroi se nesër PPD-ja do ta mbaj tubimin e radhës në lagjen Teqe të Tetovës.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *