Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE akuza ndaj LSDM-së dhe BDI-së

VMRO-DPMNE akuza ndaj LSDM-së dhe BDI-së

14 maj – Partia VMRO-DPMNE ka drejtuar akuza ndaj LSDM-së dhe BDI-së lidhur me fushatën e tyre zgjedhore dhe ofertat politike.
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Biçikliski dekaroi se partia e tyre dënon mbylljen e shkollave në Gostivar dhe Tetovë dhe keqpërdorimin e fëmijeve për qëllime politike.
“Për ne ndërprerja e procesit mësimor dhe mbyllja joligjore e shkollave si dhe nxitja e fëmijëve që të marrin pjesë në tubimin partiak të BDI-së është në kundërshtim me Kushtetutën, ligjet e vendit dhe konventat ndërkombëtare “ ,deklaroi Biçikliski. Ai gjithashtu akuzoi LSDM-në për gënjeshtra, manipulime dhe sulme të paargumentuara gjatë fushatës zgjedhore.

Sipas tij, LSDM në mungesë të programit zgjedhor, gjatë tërë fushatës po fokusohet në sulme të paargumentuara, ofendime dhe premtime të rrejshme.
Reagimi i VMRO-DPMNE ka pasuar pasi që koalicioni opozitar “Dielli-Koalicioni për Evropë” i prirur nga LSDM-ja premtoi uljen e Tatimit të Vlerës së Shtuar (TVSH) për derivatet e naftës nga 18 në 5 për qind pas 1 qershorit.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *