Home / Lajme / Maqedoni / VMRO-DPMNE:LSDM skenare për incidente

VMRO-DPMNE:LSDM skenare për incidente

26 maj – VMRO-DPMNE bëri të ditur sot se LSDM ka përgaditur incidente dhe skenare që do të kulmojnë gjatë kësaj jave.
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE, Aleksandar Biçikliski deklaroi se ka informacione se LSDM ka përpunuar skenare për incidente zgjedhore që duhet të intensifikohen gjatë kësaj jave, duke arritur sipas tij kulminacionin në ditën e zgjedhjeve.

Sipas tij, në këtë mënyrë partia dhe koalicioni opozitar tentojnë të arsyetojnë humbjen e tyre të thellë në këto zgjedhje. “A është e saktë se ata këtë skenarë e kanë hartuar më 23 maj në Aleksandar Palace pas mbylljes së tubimit të tyre në lagjen Aerodrom të Shkupit. I bëjmë thirrje LSDM të sqarojë pyetjet tona që kanë të bëjnë me incidentet e planifikuara nga persona të njohur”, deklaroi zëdhënësi Biçikliski.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *