Home / Lajme / Maqedoni / Afatet për konstituimin e Parlamentit dhe Qeverisë së re

Afatet për konstituimin e Parlamentit dhe Qeverisë së re

2 qershor – Në bazë të kushtetutës së vendit Parlamenti i ri do të grumbullohet 20 ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve gjegjësisht më 22 qershor.
Pas grumbullimit të përbërjes së re parlamentare, Presidenti i Republikës në afat prej 10 ditëve do t`ia jap mandatin liderit të VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski për formimin e kabinetit të ri qeveritar, pasi që koalicioni që drejtoi ai fitoi shumicën e votave. Mandatari për formimin e Qeverisë, Nikolla Gruevski në afat prej 20 ditëve duhet të propozojë përbërjen e re të Qeverisë. Sipas procedurave kushtetuese, mbledhja e re parlamentare për votimin e Qeverisë së re caktohet pas 15 ditëve, ndërsa sipas afateve më 6 gusht Qeveria e re duhet të marrë besimin e shumicës së Parlamentit.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *