Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti: BDI është gati të marrë përgjegjësitë në qeverinë e re

Ahmeti: BDI është gati të marrë përgjegjësitë në qeverinë e re

19 qershor – Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti theskoi se partia të cilën drejton ai, është gati të marrë përgjegjësitë në qeverinë e re maqedonase pas fitores në zgjedhjet e parakohëshme të 1 dhe 15 qershorit.
Në një intervistë për gazetën tiranase” Korrieri” Ahmeti ka theksuar se pavarësisht problemeve, BDI do të ballafaqohet me situata shumë të rëndësishme, siç është përmbyllja dhe implementimi i plotë i Marrëveshjes së Ohrit, anëtarësimi i Maqedonisë në NATO, fillimi i bisedimeve për në BE, zgjidhja e mosmarrëveshjeve me shtetet fqinje, Greqinë dhe pranimin e Republikës së Kosovës.

“Këto janë tema jashtëzakonisht të rëndësishme që kërkojnë vendime të guximshme, që kërkojnë të merren vendime të vështira dhe duhet domosdo që të jemi të ekipuar mirë që mbi shpatulla të marrim përgjegjësinë serioze”, ka deklaruar Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Grujoski dhe Boshkovski do të parabugosen, Jakimovski do të mbetet pa pasaportat e tij

Portali SDK bën të ditur se të akuzuarit e PSP-së në lëndët ”Fortesa” dhe ”Shënjestra”, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *