Home / Lajme / Maqedoni / Ahmeti takoi ambasadorët e OSBE-së dhe ODIHR

Ahmeti takoi ambasadorët e OSBE-së dhe ODIHR

11 qershor – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, në Tetovë në dy takime të ndara priti sot ambasadorin e OSBE-së, Giorgo Radicati dhe ambasadorin e ODIHR-it, Robert Beri ku është diskutuar procesi zgjedhor dhe rivotimet më 15 qershor.
Kryetari i BDI-së, z.Ali Ahmeti i njoftoi ambasadorët me incidentet që kanë ndodhur ditën e zgjedhjeve më 1 qershor 2008, involvimin e strukturave të veçanta të policisë në parregullsitë e procesit zgjedhor dhe përkrahjen që ata u kanë dhënë grupeve kriminale që kanë ushtruar dhunë në gjithë këtë situatë. Ahmeti ka kërkuar që në rivotimet në rreth 200 vendvotime të rritet numri i vëzhguesve ndërkombëtarë.
“Ai gjithashtu kërkoi nga ata që të ndikojnë te institucionet e vendi që të gjithë personat e involvuar në parregullsitë dhe ta që kanë dhunuar votën e lirë të qytetarëve të nxirren para drejtësisë, veçanërisht personat zyrtar që në vend që të mbrojnë qytetarët i kanë sulmuar, rrahur, plagosur dhe kanë mbushur kutitë e votimit”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Kryetari Ali Ahmeti kërkoi që institucionet e shtetit të krijojnë kushte të njëjta për të gjithë qytetarët e vendit që qytetarët të shprehin vullnetin dhe votën e tyre të lirë.
“Ambasadorët Radicati dhe Beri vlerësuan lartë qëndrimin, sjelljen dhe qasjen e BDI-së në procesin zgjedhor dhe shpresuan se BDI në edhe në rivotimin e 15 qershorit do të jep kontribut që procesi zgjedhor të kalojë në atmosferë të qetë dhe demokratike. Ata theksuan se nga afër do të vëzhgojnë procesin zgjedhor dhe se 15 qershori është mundësia e fundit për të përmisuar imazhin e vendit karshi institucioneve ndërkombëtare. Secili pjesëmarrës duhet të luaj rolin e tij konstruktiv në zgjedhje, por njëkohësisht institucionet e shtetit duhet të përmbushin obligimet dhe të mbajnë përgjegjësinë e tyre”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *