Home / Lajme / Maqedoni / Arrestohet për parregullësi në procesin e votimit

Arrestohet për parregullësi në procesin e votimit

29 qershor- Policia arrestoi sot një person për shkak të pengimit të
procesit të votimit në fshatin Bojanë të komunës së Sarajit.
Sipas MPB-së, A.N(20) nga fshati Bojanë, i punësuar shofer në Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale ka tentuar të votojë për edhe për persona të tjerë dhe ka bllokuar procesin e votimit, pasi që është ndaluar nga komisionerët e qendrës së votimit.
Pas pengimit të tij për të votuar për më shumë persona, ai ka dëmtuar vulën e komisionit si dhe ka shpërndarë fletëvotimet në qendrën e votimit në këtë fshat.

Ministria e Brendshme tha se ndaj personit të lartëpërmendur në procedurë të përshpejtuar është ngritur aktpadi penale për pengim të procesit të votimit. Pas këtij incidenti, në këtë qendër të votimit ka qëndruar ambasadori i BE-së, Ervan Fuere dhe kryetari i KSHZ-së, Jovan Josifovski, të cilët kanë dënuar këtë akt dhe kanë bërë thirrje për qetësi deri në mbylljen e votimit.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *