Home / Lajme / Maqedoni / Bashkësia ndërkombëtare thirrje për zgjedhje të lira

Bashkësia ndërkombëtare thirrje për zgjedhje të lira

15 qershor – Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare po ndjekin me vëmendje rivotimin e sotëm si dhe kanë bërë thirrje për zgjedhje të qeta dhe demokratike.
Shefi i diplomacisë sllovene, Dimitrij Rupel deklaroi gjatë qëndrimit në Shkup se Bashkimi Evropian pret që në Maqedoni rivotimet e së dielës të jenë të të lira dhe demokratike.
“Popullata shqiptare në Maqedoni mundet që të kontribojë për stabilitetin e vendit, nëpërmjet respektimit të standarteve demokratike. Jam i bindur se rivotimi të dielën do të ecën mirë”, deklaroi shefi i diplomacisë sllovene, Dimitrij Rupel, vendi i të cilit kryeson me BE-në.
Ambasadorja amerikane Xhilian Millovanoviç dhe ambasadori i Bashkimit Evropian, Ervan Fuere deklaruan në një komunikatë të përbashkët se përsëritja e zgjedhjeve është një sprovë e rëndësishme për Maqedoninë. “Dita e diel është mundësia për t’u përmirsuar dëmi i raundit të parë të zgjedhjeve dhe për të dhënë kontribut që ky shtet të mund të demonstrojë se është i aftë të mbajë zgjedhje sipas standardeve ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën e nënshkruar nga dy ambasadorët Milovanovic dhe Fuere.
Shefi i misionit të OSBE-së në Maqedoni, Xhorxho Radikati bëri thirrje që në rivotimet e sotme të krijohet një atmosferë e sigurt dhe e lirë për shprehjen e votës.
“Misioni i OSBE-së fuqimisht angazhohet që të mbështes këtë vend dhe përpjekjet e tij për sigurimin e një ambienti të sigurt për qytetarët me qëllim që të munden të japin votën e tyre në mënyrë demokratike dhe të lirshme më 15 qershor”, thuhet në deklaratën me shkrim të ambasadorit Radikati.

Kryeministri Berisha u ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë të shkojnë në zgjedhjet e 15 qershorit si qytetarë evropianë dhe të mos lejojnë që individë të caktuar të prishin procesin e rivotimit. “Duhet t`i bëjmë thirrje shqiptarëve në Maqedoni që kanë një ngjarje shumë të rëndësishme në datën 15 qershor. Ata duhet të marrin të gjitha përgjegjësitë për të votuar të lirë si qytetarë evropian në zgjedhjet e tyre të përsëritura nga veprimet e bandave të armatosura gangsterë” ka deklaruar Berisha.
Mesazhe për zgjedhje të qeta dhe demokratike kanë dërguar edhe personalitete të tjera politike të bashkësisë ndërkombëtare.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *