Home / Lajme / Maqedoni / Bashkohet PDSH-PPD

Bashkohet PDSH-PPD

2 qershor – Partia për Prosperitet Demokratik(PPD) deklaroi bashkimin e saj me Partinë Demokratike Shqiptare (PDSH) që bashkarisht konsiderojnë fitore bindëse në zgjedhje.
Kryetari i PPD-së, Abdulhadi Vejseli deklaroi se lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi në bisedimet me mandatarin e ri mund të shfrytëzojë votat e PPD-së.
“Apeloj tek opinioni ndërkombëtarë që të mos i besojë raporteve të disa mediave që bëjnë të ditur se ka fituar tabori tjetër. PPD ka fituar 13 mijë vota dhe bashkë me 106 mijë votat e PDSH-së bashkarisht janë 120 mijë vota përkundër BDI që ka fituar 106 mijë vota. Nuk merren parasysh fjalët por faktet, për këtë shkak nga ky moment i jap mandatin zotit Thaçi që të bisedojë edhe në emër të PPD-së”, deklaroi Vejseli. Liderët e PPD-së dhe PDSH-së vlerësuan se nisma e tyre për bashkim është e përbashkët, ndërsa organet e dy partive në një afat të shkurtër do të realizojnë këtë.

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi uroi Vejselin për fitoren e një mandati dhe deklaroi se koalicioni i tyre ka fituar 120 mijë vota për dallim nga BDI që ka fituar 106 mijë vota. Ai theksoi se në këtë mandat do të realizojnë të drejtat e shqiptarëve. Thaçi shtoi se pas mbylljes së zgjedhjeve, me liderin e VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski ka pasur një bisede joformale.
Ky është bashkimi i dytë i këtyre dy partive në një subjekt politike, prej atëherë kur në vitin 1994 fraksioni i udhëhequr nga Thaçi dhe Arbër Xhaferi u nda nga PPD-ja dhe formuan Partinë për Prosperitet Demokratik të Shqiptarëve, e cila më vonë ndrroi emrin në PDSH.

Gjithashtu lexo

Maqedoni, asnjë prioritet për librat që ofendojnë shqiptarët

Sensibilizimi i çështjes që ka të bëjë me përmbajtjet fyese dhe të pavërtetave historike nëpër …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *