Home / Lajme / Maqedoni / BDI aktpadi ndaj kreut të PDSH-së

BDI aktpadi ndaj kreut të PDSH-së

10 qershor – Një një konferenc për media kryetari i Shtabit Zgjedhor të BDI-së, Izet Mexhiti tha se ajo që ndodhi të dielën e përgjakur me 1 qershor, nuk ka të bëjë me relacionin e partisë sonë ndaj PDSH-së, por me atë të institucioneve shtetërore ndaj dhunuesve të së drejtave të shenjta qytetare. “Institucionet e këtushme të shtetit ishin të paralajmëruara për atë që do ndodhte me 1 qershor, por ato nuk ndërmorën asgjë që këtë gjakderdhje ta ndalonin. Ndodhi e kundërta: edhe pjesëtar të policisë u bënë pjesëmarrës në këtë skenar që kishte vetëm një qëllim – të tremb, të frikësoj e të poshtërojë popullin shqiptarë”, theksoi Mexhiti

Mexhiti deklaroi se BDI do të ngritë aktpadi kundër kreut të Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i cili sipas tyre është fajtor për incidentet në ditën e zgjedhjeve më 1 qershor.
“Duke ngritur aktpadi kundër “vojvoda” Taçit, ne duam të zbulohen të gjithë ata që organizuan dhe dhanë urdhër të realizohej kasaphana e 1 qershorit. Duam të përgjigjen ata që mundësuan vrasjen e një të riu në Haraçin, plagosjen e dhjetëra të tjerëve si dhe dhunimin e vullnetit politik shqiptarë”, tha Mexhiti.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *