Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Institucionet nuk po arrin të ndjekin penalish dhunuesit e procesit zgjedhor

BDI: Institucionet nuk po arrin të ndjekin penalish dhunuesit e procesit zgjedhor

3 qershor – Bashkimi Demokratik për Integrim në një konfërenc për media shprehu indinjatë që institucionet e shtetit nuk po arrijnë që të ndjekin penalisht dhunuesit e procesit zgjedhor dhe ti sjellin ata para organeve të drejtësisë.
“Gjatë ditës së sotme, autorët e incidenteve dhe mbushësit e kutive, po ushtrojnë presion psikologjik dhe kërcënime me jetë ndaj anëtarëve dhe kryetarëve të komisioneve zgjedhore në vendvotimet ku ka pasur parregullsi, dhe po i detyrojnë që t’i nënshkruajnë procesverbalet lidhur me rezultatin e falsifikuar zgjedhor nga dita e diel”, tha zëdhënsja e BDI-së, Ermira Mehmeti.
Ajo ftoi organet e rendit që të ndërmarrin të gjitha masat për të parandaluar shantazhimin dhe frikësimin që po e ushtrojnë militantët e PDSH-së ndaj anëtarëve dhe kryetarëve të komisioneve zgjedhore dhe të krijojnë kushte për mbajtjen e rivotimit në të gjitha vendvotimet e kontestuara.
“Sot, në Tetovë është arrestuar kandidati për deputet i BDI-së në Njesinë Zgjedhore numër 6, Vullnet Ahmeti. Arrestimi i tij është bërë pas asfarë spjegimi.

Ngjarjet e ditës së diel kanë rrënuar besimin e qytetarëve shqiptarë tek institucionet e shtetit, në veçanti tek Ministria e Punëve të Brendshme. Ftojmë autoritetet që të angazhohen dhe të ndërmarrin masa për rikthimin e besimit të qytetarëve si parakusht për të siguruar qetësi në vend. Përkujtojmë autoritetet se ngjarjet e sotme dhe në veçanti arrestimi i kandidatit për deputet Vullnet Ahmeti nuk kontribuojnë në asnjë mënyrë në këto përpjekje për të siguruar normalitet në vend”, tha Mehmeti. .
Ajlin Kadriu

Gjithashtu lexo

Paraqiten si zyrtarë policor, rrahin dhe plaçkisin të riun nga Shkupi

Mbrëmë rreth orës 21:30 në rrugën “Përzhino” në Shkup, tre persona të panjohur e kanë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *