Home / Lajme / Maqedoni / BDI kërkon rivotime në Saraj dhe zonën e gjashtë

BDI kërkon rivotime në Saraj dhe zonën e gjashtë

2 qershor – Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se është i dëshpëruar nga incidentet që ndodhën gjatë ditës së zgjedhjeve dhe kërkon rivotime në Saraj dhe zonën e gjashtë.
“Prisnim të jetë ditë gëzimi, pa dhunë, terror e plagosje, mirëpo kjo nuk ndodhi kështu. Kjo ditë u shndërrua në ditë të përgjakshme. Dua t’i përshëndes shqiptarët që treguan një gjakftohtësi kaq të madhe, veçmas dua ta përshëndes edhe komunitetin ndërkombëtar e sidomos z. Solana për inkurajimin që na dhanë. Njëkohësisht dua t’i falënderoj Topin, Berishën, Thaçin dhe Haradinajn, sepse situata ka qenë e ndërlikuar”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Sipas tij, për BDI rezultatet në njësinë zgjedhore numër 6 dhe Komunën e Sarajit janë të papranueshme. “Kërkojmë përsëritjen e votimeve dhe këto rezultate janë të papranueshme, sepse pas orës 14 të gjithë vëzhguesit, anëtarët e komisioneve kanë qenë nën kërcënimin e armëve. Ndaj në të gjtiha ato vende ku është shkelur vullneti i popullit, kërkojmë që votimet të përsëriten”, deklaroi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Gjithashtu lexo

Vjedhje në Strugë, hajduti gjen çelësin nën qilim

Një hajdut nga Struga ka vjedhur në një shtëpi, pasi ai e ka hapur derën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *