Home / Lajme / Maqedoni / BDI: Në zgjdhjet e djeshme u dhunua demokracia në Maqedoni

BDI: Në zgjdhjet e djeshme u dhunua demokracia në Maqedoni

2 qershor – Bashkimi Demokratik për Integrim në një konferencë shprehu sërish keqardhje dhe dhimbje për incidentet dhe vrasjen e Naser Ajvazit në ditën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
“Në këtë ditë zie për partinë tonë, për shoqërinë shqiptare dhe për demokracinë e Maqedonisë, në këtë ditë kur po varroset martiri i demokracisë, edhe njëherë riafirmojm qëndrimin tonë se dita e djeshme do të mbetet simbol për dhunimin më të rëndë të demokracisë dhe të votës së lirë”, theksoi zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti
Ajo tha se policia e Maqedonisë dhe PDSH ka dhunuar dhe falcifikuar votat e qytetarëve shqiptarë.

“Është shokues “guximi” dhe arroganca e kriminelëve dhe fallangave të PDSH-së dhe Alfave që në shumë vendvotime, në prezencë të monitoruesve ndërkombëtarë, mbushën kutitë me fletvotime të falsifikuara, kërcënuan, sulmuan dhe shantazhuan jo vetëm anëtarët e komisioneve zgjedhore, por në veçanti qytetarët të cilët kishin dalur për të votuar”, theksoi Mehmeti duke shtuar se “në vend se të shpallim fitore në zgjedhje, ne sot ndajmë dhembjen me familjarët të cilët për një orë do ta përcjellin përgjithmonë Naser Ajvazin, i cili do të mbetet hero i rënë në mbrojtje të votës së lirë qytetare”, thekosi zëdhënësja e BDI-së.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *