Home / Lajme / Maqedoni / BDI nuk i pranon zgjedhjet, paralajmëron protesta

BDI nuk i pranon zgjedhjet, paralajmëron protesta

4 qershor – Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) i vlerësoi jolegjitime zgjedhjet e mbajtura më 1 qershor dhe paralajmëroi për nesër protestë në Shkup.
Kjo bëhet e ditur në kumtesën e BDI-së, në të cilën bëhet e ditur se dita e nesërme paraqet edhe përvjetorin e kësaj partie.
“Më 5 qershor shënojmë gjashtëvjetorin e themelimit të BDI-së. Në vend të kremtimit, këtë përvjetor vendosëm ta shënojmë me protestë të madhe kundër manipulimit dhe jolegjitimitetit të zgjedhjeve të 1 qershorit”, thuhet në kumtesën.

Siç bëhet e ditur, protesti kundër falsifikatit zgjedhor, kundër pengimit të votës së lirë dhe shprehjes së respektit për Naser Ajvazin e ndjerë, do të fillojë në orën 19 në sheshin “Skenderbe” në Çarshinë e Vjetër në Shkup.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *