Home / Lajme / Maqedoni / BDI shpalli fitoren

BDI shpalli fitoren

15 qershor – Zëdhënësja e Bashkimit Demokratik për Integrim, sonte rreth orës 21 shpalli fitoren e partisë së saj.
Sipas rezultateve preliminare të BDI-së, në njësinë zgjedhore numër 1 BDI ka fituar 3 deputetë, PDSH 1, në njësinë zgjedhore numër 2 BDI ka fituar 4 deputetë , PDSH 1, ndërsa në njësinë 6 vazhdon numërimi.
20:30- Zëdhënësja e BDI-së, Ermira Mehmeti, tha se parregullsit të cilat ndodhën në ditën e sotme ishin të inicuara nga aktivistët e PDSH-së .
Sipas saj parregullsi janë vërejtur në Zhelinë, Bogovinë, Poroj, Sedllarëve, Kondovë. Por, shtoi Mehmeti, kësaj radhe bandat që dhunojnë votën nuk ishin të lira të veprojnë si të duan.
Megjithëate, Mehmeti tha se BDI vlerëson se në përgjithësi zgjedhjet janë zhvilluar në atmosferë të qetë dhe demokratike.
“Mendoj se dita e sotme i rrënoi të gjitha tezat se shqiptarët nuk mund të zhvillojnë zgjedhje të qeta”, tha zëdhënësja Mehmeti.

Gjithashtu lexo

Akomodim falas në Shkup për ndeshjen e Super Kupës Evropiane (FOTO)

Super Kupa Evropiane që do të luhet më 8 gusht në Shkup ndërmjet Real-Madrid dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *