Home / Lajme / Maqedoni / BDI:KSHZ po rehabiliton shtetin

BDI:KSHZ po rehabiliton shtetin

7 qershor – Bashkimi Demokratik për Integrim mirëpriti sot vendimin e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për anulimin e zgjedhjeve të 1 qershorit në 186 vendvotime.
“Ky vendim ishte shansi i fundit për të korrigjuar, qoftë edhe simbolikisht, degjenerimin e procesit zgjedhor i cili kulminoi me dhunë brutale, falsifikim të organizuar të votave, viktima në njerëz dhe komprometim të rëndë të shtetit ligjor dhe institucioneve, si brenda ashtu edhe para komunitetit ndërkombëtar”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.
Sipas BDI-së, vendimi i Komisionit Zgjedhor do të ndihmojë procesin e rikthimit të besimit të qytetarëve tek institucionet e shtetit të cilat përjetuan kolaps të plotë në ditën e zgjedhjeve.
“Vendimi do të thotë ndëshkim për dhunuesit e votës së lirë dhe mesazh tek të gjithë ata individë, grupe të interesave të ndryshme apo parti politike që do të tentojnë të falsifikojnë zgjedhjet, se do ta pësojnë pas rivotimit. Kërkojmë nga institucionet shtetërore që t’i izolojnë dhe ndjekin edhe zyrtarët e lartë shtetërorë të cilët imunitetin e tyre e keqpërdorën për të falsifikuar zgjedhjet. Kjo masë është e domosdoshme për të rehabilituar besimin e thyer rëndë të institucioneve në sytë e qytetarëve”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Sipas kësaj partie, BDI dëshiron të besoj se se të gjitha forcat konstruktive do të arrijnë t’i korrigjojnë të metat e 1 qershorit, do t’i izolojnë dhe dënojnë autorët dhe aktorët e falsifikimit.
“Çdo kompromis i shtetit me krimin do të jetë një rrugë pa kthim drejt degjenerimit të plotë të institucioneve dhe shoqërisë sonë. Inkurajojmë qytetarët që të japin kontributin e tyre në izolimin e kriminelëve duke dalur edhe më masovikisht në zgjedhje në ditën e rivotimit”, thuhet në komunikatën e BDI-së.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *