Home / Lajme / Maqedoni / BDSH:Përsëritja e zgjedhjeve sprovë për Maqedoninë

BDSH:Përsëritja e zgjedhjeve sprovë për Maqedoninë

Tetovë, 11 qershor – Kryetari i Bashkimi Demokratik Shqiptar (BDSH), Bardhyl Mahmuti deklaroi se përsëritja e zgjedhjeve është sprova e fundit para ndërkombëtarëve.
“Në rrafshin diplomatik Bashkimi Demokratik Shqiptar do të vazhdoj me sensibilizim të institucioneve ndërkombëtare e sidomos të atyre euro-atlantike që Maqedonisë ti kushtëzohen ndihmat dhe integrimet me realizimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni.Përsëritja e zgjedhjeve është sprovë e fundit para ndërkombëtarëve për rrugën që dëshiron të ndjek Maqedonia” ,theksoi Mahmuti.
BDSH vlerësoi sot se zgjedhjet e 1 Qershorit nxorrën në shesh kancerin e urejtjes politike që dominon në skenën politike në Maqedoni.

Sipas tij, dhuna, shantazhet, frikësimet dhe format e ndryshme të presionit karakterizuan tërë fushatën parazgjedhore.
“Toleranca dhe inkurajimi i kësaj strategjie nga ana e autoriteteve shtetërore ishte evidente.Vrasjet, plagosjet, rrahjet, maltretimet fizike, maltretimet psiqike dhe vjedhja e vullnetit politik të shqiptarëve me 1 Qershor ishin rezultat i një skenari të përgaditur dhe të organizuar në hollësi nga qarqet antidemokratike dhe antishqiptare në Maqedoni dhe rajon”, theksoi Bardhyl Mahmuti.Bashkimi Demokratik Shqiptar apelon te të gjith shqiptarët të dalim masovikisht në vota dhe t’u dëshmojmë aletaëve tonë ndërkombëtar se populli shqiptar nuk identifikohet me bartësit dhe sajuesit e imazhit negativ të shqiptarëve.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *