Home / Lajme / Maqedoni / Berisha dënoi aktet e dhunës në zgjedhjet në Maqedoni

Berisha dënoi aktet e dhunës në zgjedhjet në Maqedoni

2 qershor – Kryeministri shqiptar Sali Berisha dënoi sot aktet e dhunës që shoqëruan dje zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Maqedoni.
Duke komentuar ecurinë e procesit zgjedhor në vendin fqinj, Kryeministri Berisha u shpreh se “incidentet kanë krijuar tension, frikë dhe nuk shkojnë në frymën e zhvillimit normal të zgjedhjeve”.
Më pas Berisha deklaroi se kishte komunikuar në lidhje telefonike me dy liderët kryesorë të partive politike shqiptare në Maqedoni.
“Jam i bindur se autoritetet maqedonase të zgjedhjeve dhe grupi ndërkombëtar i vëzhgimit do të japin rekomandimet më të mira, për riparimin e problemeve të krijuara, në mënyrë që çdo qytetar i vendit të shprehë lirisht vullnetin e tij” theksoi kryeministri Berisha.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *