Home / Lajme / Maqedoni / Cërvenkovski ka shprehur keqardhje lidhur me incidentet

Cërvenkovski ka shprehur keqardhje lidhur me incidentet

1 qershor – Presidenti maqedonas Branko Cërvenkovski ka shprehur keqardhje lidhur me incidentet e fundit që kanë ndodhur sot në disa zona të votimit në vend. Ai keto komente i beri pas votimit ne njesine zgjedhore numer 1.
“Me këtë rast shprehi keqardhje për ate që po ndodh dhe shpresoj që kjo do të ndërpritet dhe do të tentojmë të qetësojme atmosferën dhe të mbarojmë ditën ashtu siç i ka hije një vendi me potencial demokratik dhe kapacitete shtetërore”, deklaroi Cërvenkovski.

Sipas tij, kjo ditë është e rëndësishme për vendin dhe duhet të kalojë në një atmosphere demokratike dhe të qetë, ku qytetarët mund të shprehin votën e tyre, sepse ky proces është i rëndësishëm për integrimet në strukturat evroatlantike.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *