Home / Lajme / Maqedoni / DiCarlo: Mandatari vendosë së kë do të përfshijë në qeveri

DiCarlo: Mandatari vendosë së kë do të përfshijë në qeveri

29 qershor – Zëvendës-ndihmës sekretarja amerikane e shtetit, Rosemary DiCarlo vlerëson se pjesëmarrja e njërës ose të dy partive shqiptare në Qeverinë e Maqedonisë varet nga mandatari, Nikolla Gruevski.
“A do të jenë pjesë e Qeverisë së re të Maqedonisë, njëra apo të dy partitë shqiptare varet nga mandatari, Nikolla Gruevski. Me rëndësi është që qeveria të vazhdojë rrugën reformuese evroatlantike dhe implemnetimin e Marrëveshjes së Ohrit” deklaroi Di Carlo në një intervistë për Radio “Kanal 77”.
Lidhur me çështjen e emrit ajo tha se SHBA-të nuk kanë një propozim plan të posaçëm për zgjidhjen e konstestin greko-maqedonas për emrin kushteutes të Maqedonisë.

“Propozimi ynë është që të mbështetet procesi i OKB-së dhe ambasadori Metju Nimic. Ai është një ndërmjetësues i shkëlqyeshëm dhe ne i japim mbështetje të plotë. Por SHBA-të nuk kanë propozim të vetin”, deklaroi Di Carlo në një intervistë për Radio “Kanal 77”.
Ajo vlerëson se Maqedonia nuk duhet të dëshpërohet edhe nëse deri më 9 korrik nuk zgjidhet çështja e emrit dhe vendi përsëri nuk merrë ftesë për anëtarësim në NATO.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *