Home / Lajme / Maqedoni / DiCarlo: Procesi i njohjes së Kosovës nuk është i ngadalshëm

DiCarlo: Procesi i njohjes së Kosovës nuk është i ngadalshëm

27 qershor – “Procesi i njohjes së Kosovës nuk është i ngadalshëm. Nëse e krahasojmë me situatat tjera, do të shohim se dinamika e njohjes së Kosovës është shumë më e shpejtë. Tashmë dy të tretat e vendeve të BE-së, dhe dy të tretat e shteteve anëtare të NATO-s, 8 nga 15 anëtare të OKB-së për siguri, e kanë njohur Kosovën”, deklaroi zëvendës-ndihmës sekretarja amerikane Rosemary DiCarlo pas takimit me kryeministrin Nikolla Gruevski dhe shefin e diplomacisë, Antonio Milloshoski.
Ajo nënvizoi se SHBA-të duantë shohim më shumë shtete sa më shpejtë ta njohin Kosovën dhe sipas saj ekzistojnë plane që muajt e ardhshëm të ketë njohje nga më shumë shtete.
DiCarlo vlerësoi se nuk ka arsyje per brengosje për stabilitetin në rajon. Lidhur me zhvillimet e brendshme ajo tha se Qeveria e re duhet sa më shpejtë të formohet që ta vazhdojë procesin reformues drejtë integrimit në NATO dhe BE.

Zëvendës-ndihmës sekretarja amerikane tha se negociata për çështjen e emrit mes Greqisë dhe Maqedonisë janë duke vazhduar në mënyrë intenzive.
“SHBA-të mbështesin procesin nën patronazhin e Metju Nimicit. I inkurajojmë palët që çështjen ta zgjidhin sa më shpejtë”, theksoi Di Carlo.
Ajo shtoi se në takimin me kryeministrin Nikolla Gruevski janë pajtuar se rajoni i plotëson kushtet për integrim në BE.

Gjithashtu lexo

S’ka ndalesë për qarkullim në Simnicë, banorët frikësohen nga epidemitë

Nuk ka ndalesë për lëvizje e as masa të përkujdesit drejt fshatit Simnicë të Gostivarit, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *